U propozua përbërja e re e Komisionit për lustrim

Shkup, 30 korrik 2014 (MIA) - Komisioni kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve propozoi përbëje të re të Komisionit për verifikim të fakteve.

Me propozim vendimin, sërish propozohet Tome Axhiev për kryetar, Asan Luma për zëvendës kryetar të Komisionit për lustrim. Për anëtarë propozohen Novica Veljanoski, doktor i shkencave juridike historike, Vecko Zdraveski, magjistër i shkencave politike nga Kërçova, Predrag Dimitrovski, gazetar i diplomuar nga Shkupi, Igor Llazarovski, inxhinier i diplomuar i pyjeve nga Shkupi, Sashko Janev, sekretar në komunën e Negotinës dhe magjistër i historisë, Daut Dauti, gazetar nga Shkupi, Shpend Vinca, sociolog i diplomuar nga Struga, Ristana Llallçevska, jurist e diplomuar, Linko Bejzarovski, politikolog nga Pllasnica.

Siç kumtoi kryetari i Komisionit, Zoran Ilovski në konkursin që e publikoi Kuvendi janë paraqitur 32 kandidatë.

Pritet që propozim vendimi të votohet në Komision, e më pas të gjendet në rend dite të mbledhjes së njëmbëdhjetë që fillon në orën 13:00.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail