Përfaqësues nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, drejtoria doganor dhe policia në trajnim në Romë

Shkup, 31 korrik 2014 (MIA) - Komisioni kombëtar për UNESKO i Republikës së Maqedonisë, pas dy seminareve të realizuara rajonale (në vitin 2006 dhe 2011) për implementim të Konventës së UNESKO-s për tregti të palejuar me trashëgiminë kulturore, dakordoi me Byronë rajonale të UNESKO-s organizim të trajnimit nga 12 deri 18 tetor për 10 pjesëmarrës nga Maqedonia në Romë, Itali, njoftoi Ministria e Kulturës.

Pjesa më e madhe e trajnimit, siç thuhet, është e dedikuar për policinë e Maqedonisë, por edhe për përfaqësuesit e Drejtorisë doganore, Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të shërbimit juridik në Ministrinë e Kulturës e cila merret me këtë problematikë.

Sipas programit të propozuar, pjesëmarrësit e Maqedonisë në trajnim do të kenë mundësi të njoftohen me: strukturën dhe detyrat e shërbimeve të policisë italiane - karabinerë të angazhuar për luftë kundër tregtisë së palejuar me trashëgiminë kulturore; detyrat e monitorimit të tregtisë me të mirat kulturore; sigurim të muzeve; aktivitetet për parandalim, monitorim dhe sigurim të vendzbulimeve arkeologjike dhe të tjera.

Pas trajnimit të realizuar në Itali, pjesëmarrësit nga Maqedonia do të fitonin përvoja direkte të cilën më vonë do të mund t'ua bartin kolegëve të tyre dhe, në fakt, do të mundësohej që në të ardhmen të kemi trajnues të tanë për këtë problematikë, thuhet në kumtesë.

Lufta kundër tregtisë së palejuar me trashëgiminë kulturore është me rëndësi të lartë në axhendën politike të të gjithë shteteve nga Evropa Juglindore të cilat e kanë ratifikuar Konventën e UNESKO-s për masa për ndalesë dhe parandalim të eksportit, importit dhe bartje të pronësisë së të mirave kulturore nga viti 1970, që Maqedonia e ratifikoi në vitin 1997, përmes rrugës së pandërprerë.

Republika e Maqedonisë në periudhën e kaluar ka bërë hapërim pozitiv dhe serioz në parandalimin e tregtisë së palejuar me trashëgiminë kulturore. Në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë doganore dhe Ministrinë e Kulturës, janë realizuar shumë aksione me ç'rast vetëm vitin e kaluar janë evidentuar tentime për tregti ilegale të mbi 500 të mirave kulturore.

Në bashkëpunim me Drejtorinë doganore, siç thuhet, është hapur edhe kënd informativ në aeroportin "Aleksandri i Madh" me qëllim që t'i informojnë punonjësitë doganorë, por edhe qytetarët se si mund të njohin origjinal dhe kopje dhe se çfarë vlera nuk është e lajuar të nxirren nga shteti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail