BPRM: Ekonomia vendore edhe mëtej në mënyrë të përforcuar rikuperohet

Shkup,31 korrik 2014 (MIA) - Këshilli i Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme e shqyrtoi  Raportin më të ri të tremujorit dhe konkludoi se ekonomia vendore edhe mëtej në mënyrë të përforcuar rikuperohet, në kushte të inflacionit të ulët dhe mbështetjes së rritur kreditore nga ana e sektori bankar.

Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2014, Banka Popullore e ruajti normën  bazë të interesit në nivel prej 3,25 për qind. Vendimi i tillë u bazua mbi projektimet më të reja makroekonomike nga prilli dhe realizimet e fundit në treguesit kyç makroekonomik dhe financiar. Analiza tregoi se në kushte të mbajtjes së nivelit përkatës dhe rezervave devizore,  presionet e ulura të inflacionit dhe mbështetjen e përforcuar kreditore nga ana e sektorit bankar, tashmë janë krijuar parakushte për rikuperim të qëndrueshëm  në sektorin privat dhe pa stimul monetar shtesë, thuhet në kumtesën e BPRM-së.

Banka Popullore edh në periudhën e ardhshme me kujdes do ta ndjekë situatën, për shkak harmonizimit në kohë dhe përkatës të politikës monetare.

Parametrat kyçe makroekonomike në ekonominë vendore lëvizin në pajtim me projektimet nga cikli i prillit. Bruto Prodhimi Vendor  realizoi rritje vjetore  prej 3,9 për qind që është shkallë më e lartë e rritjesnga pritja për trmujorin e parë. Nxitës kryesor i rritjes edhe mëtej është sektori eksportues, si efekt nga aktiviteti i rritur i kapaciteteve të reja prodheuse në zonat zhvillimore teknologjike-industriale dhe përforcimit gradual të kërkesës  së jashtme.

Gjatë tremujorit të dytë, çmimet vendore u ulën për 0,9 për qind, mesatarisht, në bazë vjetore. Realizimet e tilla tregojnë  presione dukshëm më të ulëta inflacioni lidhur me pritjet, kryesisht si rezultat  i faktorëve të anës së ofertës, gjegjësisht realizimeve shtesë në dinamikën e çmimeve vendore të ushqimit dhe naftës dhe efektet  e tyre të transferuara në çmimet vendore. Ngadalësim u shënua  edhe te inflacioni bazik, i cili në  tremujorin e dytë arrin 0,7 për qind mesatarisht. Çmimet e patundshmërive  në tregun vendor shënuan rritje, pas  zhvendosjes negative të dy tremujoreve paraprake. Duke pasur parasysh lëvizjet e arritura dhe rreziqet më të reja të supozimeve  hyrëse  të jashtme, rreziqeve rreth projektimit të inflacionit prej 1 për qind për vitin 2014 vlerësohet si kryesisht të ulëta.

Edhe gjatë tremujorit të dytë, bankat e kanë siguruar mbështetjen e rikuperimit ekonomik përmes rritjes së mëtutjeshme të kreditimit të sektorit privat. Kreditimi i ri në këtë periudhë në pjesën më të madhe ka qenë i orientuar drejt amvisërive, gjatë mbështetjes të mëtutjeshme kreditore dhe drejt sektorit korporativ.

Lëvizjet e tregut devizor kanë qenë në pajtim me pritjet, me ç'rast rezervat devizore edhe më tej kanë qenë në nivel përkatës për absorbimin e tronditjeve eventuale të paparashikueshme. Lidhur me rreziqet rreth lëvizjeve të ardhshme edhe në këtë periudhë është vlerësuar se ato janë kryesisht nga natyra e jashtme dhe janë të ndërlidhura me ndryshimet eventuale në dinamikën e rikuperimit të rritjes globale ekonomike dhe të lëvizjes së çmimeve botërore të ushqimit dhe të energjisë.

Marrë në përgjithësi, realizimet e fundit tregojnë në mirëmbajtjen e nivelit përkatës të rezervave devizore, presione të zvogëluara inflacione dhe mbështetje e përforcuar kreditore e rritjes ekonomike nga ana e sektorit bankar, qëndron në kumtesën e BPRM-së.

Në seancën, Këshilli i Bankës Popullore e shqyrtoi edhe Raportin pë rreziqet në sistemin bankat në Republikën e Maqedonisë në tremujorin e parë të vitit 2014. Është konkluduar se sistemi bankar edhe në kushte të rrethimit të jashtëm të mbushur me sfida të mëdha arriti ta mbajë lukuiditetin dhe solvencën e saj, ndërsa me këtë edhe stabilitetin dhe sigurinë e saj. Aktiva e përgjithshme e sistemit bankar është rritur edhe në niveli tremujor edhe në nivelë vjetor, por me intensitet të ndryshëm.

Depoziti afatgjatë i denarit në sektorin "amvisëri" kanë qenë bartës të rritjes së aktivitetit depozitar, me çka vazhdoi trendi i ndryshimeve pozitive në profilin valutor dhe afatizues të burimeve të mjeteve të bankave.

Në tremujorin e parë të vititn2014 sistemi bankar realizoi përfitim, me çka është ndërprerë trendi disamujot i realizimeit të rezultatit financiar negativ në këtë periudhë të vitit.

Më 31 mars 2014, pjesëmarrja  e mosfunksionalitetit të kredive në përgjithësi u reduktua në 11.1%. Megjithatë, sipas datës së prerë të këtij raporti, respektivsht në fund të majit 2014 shkalla e kredive jofunksionale u kthye në nivelin mesatar për vitin 2013 prej 11.9 për qind. Rreziku i kredisë mbetet rreziku më i pranishëm në sistemin bankar të Republikës së Maqedonisë, por mbulimi i plotë i kredive jofunksionale me korrigjimin total të vlerës e ul rrezikun  e mospagesësë së tyre për aftësinë paguese të bankave.

Më 31 mars 2014 norma e mjaftueshmërisë së kapitalit është dy herë më e latë nga minimumi ligjor i rregullt dhe arrin 16.6%. Likuiditeti vazhdon të  përforcohet, që është kryesisht për shkak të rritjes së investimeve të bankave në bonot e thesarit, të cilat pavarësisht se janë me rrezik të ulët, janë një mjet i përshtatshëm për menaxhimin e likuiditetit. Gati një e treta e aktivave të bankave janë mjete likuiduese, të cilat ofrojnë mbulim të lartë të detyrimeve afatshkurtra të bankave. Është veçanërisht e rëndësishme që bankat e Maqedonisë në përgjithësi nuk varen nga përdorimi i debive të subjekteve  amë,  shuma e të cilave  plotësisht ulet në tremujorin e parë të vitit 2014.

Këshilli i Bankës Popullore miratoi një Vendim të ri për përmbajtjen e auditimit të pasqyrave vjetore financiare dhe operacionet e Bankës. Ky vendim është rezultat i nevojës për të zbatuar ndryshimet e kohëve të fundit të Ligjit për bankat me qëllim të auditimit të operacioneve të bankave afariste, ku ndryshimi më i rëndësishëm ka të bëjë me zgjerimin e fushëveprimit të procesit të revizionit të konfirmimit të kapitalit të brendshëm.

Me plotësimin e Vendimit për mënyrën dhe kushtet në të cilat rezidentët që nuk janë banka të autorizuara mund të hapin dhe të kenë llogaritë jashtë vendit, të miratuar nga Këshilli, i lejohet rezidentëve që kanë hapur llogari në bankat e huaja për të kryer lirisht transferta të mjeteve financiare nga dhe në Maqedoni, jo vetëm me vendin ku qytetari ka të rregulluar leje qëndrimi të përkohshëm ose një dokument të vlefshëm për punë, por edhe me vendet që janë pjesë e Zonës së vetme pagesore në euro (SEPA).

Këshilli, në bazë të orarit të parashikuar dhe ritmin e aktiviteteve dhe vendimeve të mëparshme  i miratoi vendimet për vënien në qarkullim të monedhave për qëllime të koleksionistëve "Peshorja" dhe "Gaforrja" nga seria "Shenjat e zodiakut" në emërtimin e 10 denarëve. Monedhat për qëllime koleksionuese do të vihen në qarkullim duke filluar nga 15 gushti i vitit 2014, tha NBRM-ja.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail