Regjim i veçantë i komunikacionit për 2 gusht

Shkup, 1 gusht 2014 (MIA) - Regjim të veçantë në komunikacion paralajmëron Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të nesërm të festës nacionale Ilinden në Shkup, Krushevë dhe Pellincë.

Gjatë manifestimit "Ilinden 2014" me rastin e festës nacionale, sot pasdite do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit në rrugët në Krushevë, ndërsa nesër regjim të veçantë do të ketë edhe drejt lokalitetit Meçkin Kamen.

Në territorin e SPB Shkup përkohësisht do të mbyllen për komunikacion rrugët "Dimitrie Çupovski" dhe "11 Tetori" prej orës 9:30 deri në orën 10:30, ndërsa ridestinimi i komunikacionit do të jetë në udhëkryqin në rrugët "Filipi i Dytë i Maqedonisë" dhe "Skela 13 Nëntori", udhëkryqin në rrugën "Vasil Gllavinov" me "Maksim Gorki" dhe udhëkryqin në rrugët "Dimitria Çupovski" dhe "Dame Gruev".

Në territorin e SPB Kumanovë do të vendoset regjim i veçantë i komunikacionit, gjegjësisht pas orës 10 do të ketë ndalesë për komunikacionin e automjeteve motorike në rrugën rajonale R-1202 nga unaza në rrugën magjistrale A2 dhe rrugën rajonale R-1202 ose më saktë nga Shën e Premtja deri në f. Pellincë, ku do të zhvillohet manifestimi qendror me rastin e shënimit të festës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail