Ulen çmimet e shërbimeve kadastrale dhe elaborate gjeodezike

Shkup, 1 gusht 2014 (MIA) - Nga 18 gushti të këtij muaji, qytetarët do të paguajnë për 16,1 për qind çmime më të ulëta për shërbime gjatë shfrytëzimit dhe kontrollit të të dhënave nga sistemi gjeodezik kadastral dhe për 10,1 për qind çmim më të ulët për elaborate gjeodezike nga ndërmarrjet private gjeodezike.

Çmimet e reja janë të përcaktuara me tarifën për shumën e kompenzimeve për përdorim dhe qasje në të dhënat në sistemin gjeodezik kadastral të informacioneve dhe për punë të kryera gjeodezike që i përgatiti Agjencia për Kadastër të Patundshmërive dhe i aprovoi Qeveria.

Për dokumentet që merren në mënyrë elektronike ulja e çmimit është për 19,3 për qind, ndërsa te çmimet për dokumentacion në letër ka ulje të çmimeve me një mesatare prej 14,5 për qind. Kur të dhënat janë në formë elektronike, dhe aplikuesi dëshiron të lëshohen në formë të letrës, tek një pjesë e produkteve krahas uljes së çmimit ka edhe një rritje të vogël, tha sot në konferencën për shtyp drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive, Slavce Trpeski.

Për marrje të fletëpronësisë, në vend të 175 denarëve, në formë të letrës do të paguajnë 180 denarë, ndërsa për formën elektronike 150 denarë, respektivisht 25 denarë më pak. Për 32 denarë më pak do të kushtojë kopja e planit kadastral, e cila tani kushton 215 denarë.

Sipas Tërpeskit, për 10 për qind më pak do të kushtojë elaborati gjeodezik për legalizimin e ndërtimeve pa leje me sipërfaqe prej 50 deri në 100 metra katrorë, respektivisht çmimi aktual prej 4.100 denarë do të zvogëlohet në 3688 denarë. Për ndërtimet pa leje me sipërfaqe prej 100 deri më 300 metra katrorë ka ulje të çmimit për 8 për qind dhe në vend të 7.940 denarëve do të paguajnë 7.333 denarë.

Rreth 30 për qind është zvogluar kostoja e elaboratit për shënimin e parcelës për ndërtim për realizimin e planit  urbanistik për 100 metra katrorë dhe në vend të 8.200 denarëve do të kushtojë 5.756 denarë.

Më së voni deri më 18 gusht, rikujtoi Tërpeski, do të fillojë zbatimi i ndryshimeve të Ligjit për Kadastër të Patundshmërive ku Kadastri do të përgatit elaborat falas për legalizimin e ndërtimeve të paligjshme për personat shfrytëzues të ndihmës sociale dhe financiare dhe për njerëzit me të ardhura të ulëta deri në 168.000 denarë në nivel vjetor. Ata duhet të kontaktojnë me qendrat për punë sociale dhe me Drejtoritë për të Ardhura Publike që të sigurojnë vërtetim për konfirmimin e statusit dhe të fillojnë të dorëzojnë fletëparaqitje në Kadastër për përpunimin e elaboratit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail