BPRM i promovon monedhat për qëllime koleksionimi

Shkup, 1 gusht 2014 (MIA) - Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë sot i promovon monedhat e reja për qëllime koleksionimi - "Sh. Cirili dhe Metodi", "Luani" dhe "Virgjëresha".

Siç kumtoi guvernatori Dimitar Bogov, paratë janë dedikuar, para se gjithash për numizmatikët nga tregu evropian, por do të shiten edhe në atë vendor nëse ka interes.

"Sh. Cirili dhe Metodi", nga argjendi dhe ari, është përpunuar në dy madhësi, prej gjysmë kilogrami e cila kushton 49.000 denarë dhe  prej një onsi me vlerë 3.800 denarë nëse është në paketim luksoz, gjegjësisht 3.450 denarë nëse është në paketim të zakonshëm.

"Luani" dhe "Virgjëresha" do të shiten nga 2.700 denarë.

Janë përpunuar gjithsej 12 monedha, secila është nga 50 ekzemplarë, dhe tani për tani mund të blihen në Bankën Popullore.

Aktivitetet për përpunimin e monedhave koleksionuese filluan para dy vjetëve.

"Monedhat janë dedikuar para se gjithash për tregun evropian,  ndërsa një sasi e vogël shitet edhe në atë vendor i cili ende testohen sepse BPRM deri tani nuk lëshonte para koleksionimi," theksoi Bogov.

Partner i BPRM për plasimin e monedhave në Evropë është Internashional koin haus zviceran, e zgjedhur në thirrej paraprake publike. Sipas Bogov, mendohet edhe për shitjen e monedhave  në SHBA duke pasur parasysh se te Banka Qendrore tashmë është paraqitur një shtëpi e interesuar nga Amerika.

Monedhat  me shenja horoskopi janë përpunuar me propozim të Internashënall koin haus, ndërsa "Sh Cirili dhe Metodi"  është në sugjerim të BPRM.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, guvernatorit vlerësoi se diskutimet për borxhin publik që këto ditë i dëgjoi, janë kryesisht politike.

"Të dhënat se borxhi publik arrin 51 për qind nga BPV nuk është janë të sakta dhe nuk do ta komentoja. Numrat e saktë duhet t'i shihni  dhe sipas tyre t'i komentoni. Atë që ne patëm ta themi, e thamë në kumtesën e djeshme. Politika monetare ka qëllime saktë të nënvizuara dhe ne këto qëllim i përmbushim në vazhdimësi dhe do t'i përmbushim edhe në periudhën e ardhshme. Derisa e themi këtë, nuk ka hapësirë shqetësim" tha Bogov.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail