Janë paguar 199,1 milion denarë subvencione për 13.781 bujq

Shkup, 1 gusht 2014 (MIA) - Ministria e Financave sot ka paguar 199,1 milion denarë subvencione për 13.781 bujq në bazë të disa masave.

Për sipërfaqe të punueshme të kulturave bujqësore janë paguar 67.674.764 denarë për 3.412 bujq.

Për prodhimtarinë kopshtare në vend të hapur dhe nën serra janë paguar 29.416.167 denarë për 1.540 bujq.

Për sipërfaqe bujqësore të punuar me ushqim  shtazor janë paguar 9.948.594 denarë për 4.734 bujq.

Është realizuar edhe pagesa sipas masës  të pemëve në vlerë prej dy milion denarë, kultivimin e vreshtave në vlerë prej 3,6 milion denarë dhe duhan nga rekolta 2012 në vlerë prej 1,66 milion denarë.

Në suaza të masave për përkrahje të blegtorisë janë bërë pagesa të tërësishme prej 85 milion denarë. Sipas masave, janë paguar 56.879.900 denarë për 2.233 bujq për krerë të bagëtive dhe 25.729.900 denarë për 1.175 bujq për  qengja. Janë paguar edhe 1,1 milion denarë për masën kopetë e vendosura për prodhimin e mishit të lopës, si dhe 1,3 milion denarë për viç të lindur me mbarësim artificial.

Qeveria dhe Ministria e Financave vazhdojnë me përkrahje të bujqësisë përmes pagesës së subvencioneve për stimulim të kësaj dege mbajtëse ekonomike.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail