Filloi ndërtimi i zonës industriale në Radovish

Radovish, 1 gusht 2014 (MIA) - Zonat zhvillimore teknologjiko-industriale në shtet janë një prej veprave më të mëdha të gjeneratës tonë në qoftë se merren parasysh të gjitha investimetdhe vendet e sapohapura të punës të deritanishme nëpër shtet, ndërsa ajo është që i nevojitet Maqedonisë, theksoi kryeministri Nikolla Gruevski në vendosjen e gur-themelit të Zonës së re zhvillimore teknologjiko-industriale në Radovish.

Qeveria për ndërtim të zonës do të investojë 11 milionë euro.

Gruevski nënvizoi se kushtet e fundit të cilat ofrohen për zonat, infrastrukturën, por edhe lokacionin e tyre në afërsi të qyteteve të mëdha dhe korridorët kryesor, hekurudhat dhe aeroportet paraqesin ofertë posaçërisht tërheqëse për kapitalin e huaj.

"Kjo qartë u dëshmua në zonat veçmë funksionale në Shkup dhe Shtip, ndërsa zona të këtilla veçmë filluan të ndërtohen në Kërçovë, Gjevgjeli, Prilep, Strumicë, Tetovë dhe Rankovcë. Njëherit përgatiten dokumentet për fillim me ndërtimin edhe të zonave në Strugë, Dellçevë, Vinicë dhe Berovë", tha kryeministri Gruevski.

ZZHTI Radovish është locuar në afërsi të dy kufijve me Bullgarinë dhe Greqinë dhe është e lidhur me rrugën rajonale Strumicë-Radovish që ofron mundëson që investitorët potencial të jenë në mënyrë të shkëlqyeshme të lidhur dhe të kenë transport të shpejtë dhe efikas drejt destinacioneve të dëshiruara.

Siç theksoi kryeministri, aktivitetet e përhershme të Qeverisë për tërheqje të investitorëve të rinj dhe hapje të vendeve të reja të punës veçmë po japin rezultate duke pasur parasysh se një numër i madh i kompanive multinacionale veçmë punojnë në Maqedoni, ndërsa një numër i madh i të tjerëve janë të interesuar dhe janë në bisedime intensive me përfaqësues qeveritarë.

Sipas tij, shteti merr edhe vlerësime të shkëlqyeshme në të gjitha agjencitë ndërkombëtare me ndikim, gazetat dhe institucionet të cilat i ndjekin ndodhitë ekonomike në vendet nga bota. Ai theksoi në rangimet e Fondacionit amerikan Heritiç i cili e konsideron Maqedoninë si lidere në rajon drejt nivelit të lirive ekonomike.

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri duke u drejtuar në ngjarjen theksoi se me këtë projekt vazhdon të realizohet politika për zhvillim ekonomik të vendit për shkak se krijon mundësi për zhvillim të komunave dhe hapje të vendeve të reja të punës.

Sipas tij, me rëndësi të veçantë nga funksionimi i zonave është reflektimi i tyre ndaj eksportit të vendit. Sipas të dhënave të fundit statistikore eksporti në mënyrë rapide po rritet dhe nëse vitin e kaluar ka përfshirë 25 për qind nga eksporti i përgjithshëm këtë vit pritet që ai të tejkalojë 30 për qindëshin.

"Ndërtimin e këtyre zonave unë e shohë si mundësi e shkëlqyeshme për kompanitë tona të cilat kanë për qëllim të marrin pjesë në ndërtim, të konkurrojnë për zgjedhje dhe në këtë mënyrë në mënyrë potenciale të kontribuojnë për biznesin e tyre", tha Neziri.

Drejtori i ZZHTI-së Viktor Mizo theksoi se zona do të shtrihet në sipërfaqe prej 9,75 hektarë me mundësi për zgjerim të ardhshëm të saj. Do të disponojë me pesë parcela nga të cilat katër për kapacitete prodhuese dhe një për ndërtim të ndërtesës administrative. Me përfshirjen planore të zonës planifikojmë rrjet rrugor të ujësjellësit dhe infrastrukturës kanalizuese, infrastrukturë telekomunikuese, si dhe rrjet për furnizim me energji elektrike dhe gaz për fabrikat të cilat këtu do të ndërtohen.

Lidhur me bilancin e vendeve të hapura të punës në zona, Mizo theksoi se në vitin 2012 në zonat ka pasur 1.270 të punësuar. Viti i kaluar është përmbyllur me 2.500 të punësuar, ndërsa këtë vit vetëm nga kompanitë e pozicionuara në zona do të ketë mbi 3.500 punësime. Pritet që numri i të punësuarve vitin e ardhshëm të rritet në mënyrë drastike, për shkak se pritet realizimi i investimeve të kompanive të cilat i kanë konfirmuar investimet e tyre në periudhën e kaluar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail