Grekët edhe arkeologjinë e lidhën me çështjen e emrit të Maqedonisë

Athinë, 13 gusht 2014 (MIA) - Gazeta greke "Agelioforos", e cila është e specializuar për pjesën veriore të vendit, sot publikoi një koment me titull "Fshehtësitë e tokës së Maqedonisë" në të cilin i akuzoi autoritetet e Maqedonisë se janë "të disponuar irredentikisht kundër Greqisë".

"Më 4 dhe 5 shtator në Uells do të mbahet samiti i NATO-s, në të cilin liderët e vendit fqinj dëshirojnë të marrin pjesë, edhe pse nuk bënë asnjë hap të vogël për zgjidhjen e çështjes së emrit dhe janë me disponim irredentist kundër Greqisë", shkruan gazeta.

Në tekst përkujtohen edhe deklaratat e kancelares gjermane, Angela Merkel, por të interpretuara në mënyrë greke. Merkel, sipas "Agelioforos", "pas rizgjedhjes së Nikolla Gruevskit dërgoi mesazh deri te udhëheqësia në Shkup që të arrihet progres në negociatat me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes së çështjes së emrit, e cila do të jetë për të gjitha nevojat".

"Nënkuptohet, të mos e vjedhin emrin e Maqedonisë, por ai të jetë emër i përbërë. Autoritetet IRJM nuk e dëshirojnë këtë gjë dhe dëshirojnë ta përvetësojnë emrin e Maqedonisë dhe të krijojnë kombësi të re, kombësinë e maqedonasve", shkruan gazeta.

Në këtë kontekst informoi edhe për vizitën e kryeministrit Samras në lokalitetin arkeologjik të Amfipolis ku është zbuluar një varr i madh mbretëror nga koha e Lekës së Madh, ku ai tha se "po ballafaqohemi me një zbulim jashtëzakonisht të rëndësishëm". Gazeta thekson se "varri është maqedonas, ndërsa ajo që është më i madh se varri i Filipit të Dytë, babit të Lekës së Madh, tregon se aty është i varrosur një, apo disa, personalitete shumë të rëndësishme historike".

"Toka greke është me përplot zbulime arkeologjike të cilat e konfirmojnë karakterin grek të Maqedonisë. Këtë e plotësojnë minimet e arkeologëve shkrimet e paraardhësve tanë, dhe e bëjnë këtë mozaik unik të historisë greke. Këtë duhet ta kenë parasysh partnerët tanë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, të cilët reagojnë për Greqinë për çështjen e emrit të Maqedonisë, pasi që liderët e vendit tonë fqinj dëshirojnë ta përdorin emrin Maqedoni për qëllime irredentiste", konstaton "Agelioforos".

Në ndërkohë në Greqi mbretëron heshtje për reagimin e Qeverisë së Maqedonisë për vokabularin e dhunshëm të cilin e përdorin ushtarë grek.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail