Janakieski: Nuk ka vazhdim të afatit për legalizim të varkave

Ohër, 17 gusht 2014 (MIA) - Afati për dorëzim të kërkesave për legalizim të varkave skadon më 3 shtator. Pronarët e objekteve lundruese të cilët nuk kanë dorëzuar kërkesë deri te gjykata, ta bëjnë këtë në afatin e paraparë, për shkak se prolongim nuk do të ketë, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski, i cili sot e vizitoi Kapitanërinë e porteve në Ohër.

Deri më tani, sipas tij, janë dorëzuar 137 kërkesa prej të cilave 55 veçmë janë kontrolluar dhe për to këtyre ditëve pritet të dalin vendim, ndërsa 17 veçmë janë legalizuar.

"Kërkesat janë të thjeshta - dorëzohet deklaratë, ku poseduesi i varkës tregon se është pronar i atij automjeti dhe përgjigjet nën përgjegjësi morale dhe penale dhe formular ku me shënim duhet të tregojë seçfarë varke është, për çka nevojiten jo më shumë se pesë minuta. Duhet të paguajë 480 denarë taksë gjyqësore për dorëzim të kërkesës dhe kur do ta marrë vendimin duhet të paguajë edhe 480 denarë. Shpenzimi i përgjithshëm për legalizim të varkës është 960 denarë", shpjegoi Janakieski.

Procedura, theksoi ai, është shumë e thjeshtë dhe nuk është e shtrenjtë. Kapitanëria, shtoi Janakieski, në mënyrë plotësuese do të kontaktojë me personat që nuk do të dorëzojnë kërkesë, do t'u bëjë thirrje që ta bëjnë këtë në afatin e paraparë ligjor.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail