Armata e Republikës së Maqedonisë e shënon 22 vjetorin e themelimit

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=98983733Ohër, 18 gusht 2014 (MIA) - Solemniteti qendror me rastin e 18 Gushtit - Ditës së Armatës të Republikës së Maqedonisë do të mbahet sot pasdite  në Qendrën për trajnim në ujë në Ohër.

Në solemnitet është paralajmëruar prania e presidentit dhe komandantit suprem Gjorge Ivanov, kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanoski, zëvendëskryeministrit dhe ministër i Financave Zoran Stavreski, ministrit të Mbrojtjes Zoran Jolevski, kryeshefit të SHM-së të ARM-së  gjeneral nënkoloneli Goranço Koteski, ministra, deputetë, ish ministra të Mbrojtjes dhe kryeshefa të SHM-së të ARM-së, gjeneralë të pensionuar të ARM-së,  mysafirë të lartë nga më shumë institucione  në Republikën e Maqedonisë, përfaqësues të korit diplomatik dhe atashe ushtarak të akredituar në vend.

Me fjalim të rastit të pranishmëve  do t'u drejtohen presidenti Ivanov dhe ministri i Mbrojtjes, Jolevski.

Me rastin e 18 Gushtit - Ditës të Armatës të Republikës së Maqedonisë mbrëmë në kazermën "Ilinden" në Shkup ështe kryer shtënie nderi me armë artilerike. Njësia e batalionit artilerik  të ARM-së ka gjuajtur 10 batare.

Në vigjilje të Ditës të ARM-së në bashkëpunim me stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup kanë qenë të ekspozuar mjete luftarake, teknikë dhe paisje e Armatës të Republikës së Maqedonisë. Janë prezantuar mjete materiale-teknike, automjete luftarake dhe armatim i ARM-së, si dhe helikopterë transportues Mi-8/17.

Armata e Republikës së Maqedonisë këtë vit e shënon 22 vjetorin e themelimit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail