Todorov: Në qafën e derrit të "Ekstra Mein" ka listerie mbi 90 herë më shumë se që lejohet

Shkup, 19 gusht 2014 (MIA) - Analizat e Fakultetit për ushqim dhe veterineri treguan se në mostrën e hapur dhe të mbyllur nga qafa e vakumuar e derrit të "Ekstra Mein" ka prani të listerias mbi 90 herë më shumë se që lejohet. Me gjenotipizimin e zbatuar shtesë është përcaktuar se gjenotipi i listerias edhe te mostra e hapur edhe te ajo e mbyllur e vakumuar, i përgjigjet gjenotipit të listerias te të sëmurët dhe personat të cilët kanë vdekur.

Këtë sot në prani të anëtarëve dhe personave profesional të Komisionit për sëmundje infektuese në kuadër të Ministrisë, e deklaroi ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov, i cili tha se është zbuluar prania e listerias edhe te lëndët e para të cilat i përdor "Ekstra Mein" për prodhimin e produkteve të tjera, ndërsa ato janë nga Kanadaja dhe Brazili.

Ai potencoi se inspektorët prej sot deri në fund të kësaj jave do të marrin mostra nga të gjitha produketet e kompanisë të cilat ndodhen në qarkullim, ndërsa objekti i kompanisë (gjegjësisht reparti prodhues), do të mbyllet, në pajtim me vendimin e Agjencisë për suhqim dhe veterineri.

Theksoi se nga personat profesional është informuar se në prodhimet në vakuum mund të jetë e pranishme listeria vetëm nëse e njëjta është kontaminuar gjatë prodhimit dhe paketimit.

Ai theksoi se nga Instituti për shëndet publik, janë informuar se analizat e bëra laboratorike kanë treguar për praninë e listerias në lëndët e para, të marra për analiza nga reparti prodhues i kompanisë "Ekstra Mein".

Duke e pasur parasysh se shumica e personave të sëmurë gjatë anketave të kryera epidemiologjike kanë deklaruar se kanë konsumuar produkte të "Ekstra Mein" në periudhën para paraqitjes së simptomave të infeksionit, theksoi ministri, konfirmohen indikacionet se ekziston një burim i listerias.

Kryetari i Komisionit për sëmundje infektuese dhe drejtor i Klinikës për sëmundje infektuese, Zvonko Milenkviq duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se vajza 16-vjeçare nga Negotina, që është rasti i fundit i konfirmuar me listeria, e cila është në Klinikë është në gjendje shëndetësore stabile.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail