Publikohet rang lista e mësimdhënësve sipas rezultateve nga testimi ekstern

Shkup, 21 gusht 2014 (MIA) - Rang lista e mësimdhënësve në shkollat ​​fillore dhe të mesme, e përgatitur në përputhje me raportin e rezultateve nga zbatimi ekstern i suksesit të arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2012/2013, është botuar sot në internet faqen e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në Qendrën shtetërore të provimeve (mon.gov.mk dhe dic.edu.mk).

"Në pajtim me dispozitat në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm, mësimdhënësit të cilët janë në fund të kësaj rang liste, respektivisht 20 për qind nga numri i përgjithshëm i mësuesve që kanë devijimet më të madhë të vlerësimit të nxënësve në vitin akademik 2012/2013, do të marrin ndihmë adekuat profesional,  respektivisht do të vizotojnë trajnime përkatëse që do të organizohen nga ana e Zyrës për Zhvillimin e Arsimit, për të cilin do të informohen në plotësim, thuhet në deklaraten nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qendra shtetërore e provimeve.

Prej aty shtojnë se vendimet për rritjen, respektivisht  uljen e rrogave të mësimdhënësve në përputhje me raportin e rezultatet nga zbatimi i vlerësimit ekstern të arritjeve të suksesit të nxënësve, do të përgatiten  duke filluar nga viti akademik 2013/2014, për të cilën, në përputhje me dispozitat ligjore, raporti do të publikohet në javën e dytë të shtatorit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail