Gjashtë raste të reja të verdhëzës në Shkup

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=105604986Shkup, 24 gusht 2014 (MIA) - Gjashtë raste të reja të verdhëzës janë evidentuar  në rajonin e Shkupit prejse ështe shpallur epidemia  me çka numri i të sëmurëve në kryeqytet është rritur në 72 persona.

Prej tyre, 16 shërohen në klinikën infektive, dy në repartin infektiv në Spitalin e përgjithshëm të Qytetit "8 Shtatori" dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa të tjerët janë lëshuar në shërim shtëpiak.

Numri më i madh i të sëmurëve, përkatësisht 27 janë të moshës prej 3 deri në 14 vjet, 21 persona janë të moshës  prej 29 deri në 40 vjet, 19 persona të moshës prej 16 deri në 25 vjet, ndërsa gjashtë të sëmurë janë të moshës prej 48 deri në 55 vjet.

Më së shumti të sëmurë ka në Shuto Orizarë, ndërsa nga disa të sëmurë ka pothuajse në të gjitha komunat e Shkupit, përkatësisht në Aerodrom, Karposh, Qendër, Çair, Kisella Vodë, Gazi Babë, Gjorçe Petrov, Ilinden dhe Butel.

Në Shtip ku së pari është paraqitur verdhëza, numri momental i të sëmurëve është 30 persona. Më së shumti të sëmurë janë të moshës prej 20 vjeç deri në 39, ndërsa 10 raste  janë të moshës parashkollore dhe shkollore. Nga numri i tërësishëm i të sëmurëve, shtatë janë me fotografi  më të rëndë klinike të hepatit A  dhe pranojnë infuzion terapeutik, ndërsa të tjerët janë me fotografi të mesme dhe të lehtë klinike.

Në këtë qytet, ekipi i epidemiologëve veçmë kanë marë  mostra nga ujësjellësi qendror i qytetit, si dhe çezmat  dhe puset të cilat i kanë potencuar të sëmurit. Rezultatet e gjithsej  tetë mostrave të marra priten të martën.

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se me siguri, sipas informatave të para nga kontrolli i bërë, bëhet fjalë për bartjen e sëmundjes përmes kontaktit dhe për atë ndërmerren më shumë masa parandaluese.

Në vigjilje të fillimit të vitit shkollor mbrëmë Ministria e Punës dhe Politikës Sociale doli me masa parandaluese deri te kopshtet dhe shkollat.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail