Tërheqja e nëntë e lojës shpërblyese "Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund"

Shkup, 25 gusht 2014 (MIA) - Me trasmetim të drejprëdrejtë në TVM1 sonte  do të mbahet tërheqja e nëntë e lojës shpërblyese  "Llogari fiskale në dorë-shpërblim pa mund", drejtuese e së cilës është Lotaria shtetërore e Maqedonisë nën përkrahje të Ministrisë së Financave.

Në këtë xhiro të lojës shpërblyese tërhiqet për një automobil, 30 vauçerë me vlerë pej 3.000 deri në 60.000 denarë dhe 120 vauçerë për produkte ushqimore në vlerë prej 1.000 denarë.

Në tërheqje  marrin pjesë të gjitha zyrfat e dërguara për tërheqjen e nëntë me llogari fiskale  valide  nga data 15.11. 2013.

Emrat e fituesve, në afat prej tre ditëve pas secilës tërheqje, shpallen në shtypin ditor dhe në ueb faqen  e Lotarisë shtetërore të Maqedonisë. Pas marjes së vauçerëve me vlerë, fituesit kanë mundësi  sipas kategorisë së prodhimeve, të drejtohen në cilindo vend shitës  të bashkëpunëtorëve,  të theksuara në vetë vauçerin, ku në kategorinë adekuate  të prodhimeve mund të zgjedhin një ose më shumë prodhime  deri te vlera adekuate,  me vlerë plotësuese të zvogëluar nga shitja me pakicë (përqindje e theksuar e lirimit të vauçerit), me çka lihet liri e zgjidhjes sipas nevojës së fituesit, thuhet në kumtesën e Lotarisë shtetërore të Maqedonisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail