Pas përkeshjes PDSH-ja braktis Kuvendin, BDI kërkon Komision anketor

Shkup, 26 gusht 2014 (MIA) - Pas përleshjes së sotme fizike në Parlament, PDSH paralajmëroi se deputetët e tyre nuk do të marrin pjesë në punën e mëtejshme të Kuvendit, ndërsa BDI-ja kërkon formimin e Komitetit hetimor i cili menjëherë do ta sqarojë këtë çështje dhe do të gjej përgjegjësi.

"Urgjentisht kërkojmë të fillojë procedura për ndjekje penale e këtyre dhunuesve dhe kriminelëve, siç është Talat Xhaferi, Rexhail Ismaili, Mirvan Xhemaili, Artan Grubi dhe Musa Ibrahimi. Ne ndërkohë do të marrim masa mbrojtëse adekuate nga këto dhunues dhe kriminelë. Duke pasur parasysh situatën e krijuar ne nuk do të marrim pjesë në punën e mëtejshme të Kuvendit. Gjithashtu e njoftojmë opinionin se ne me kokëfortësi do të vazhdojmë ti mbrojmë interesat e shqiptarëve", deklaroi Imer Aliu nga PDSH-ja.

Nga grupi i deputetëve nuk duan zyrtarisht ta tregojnë arsyen për përleshjen në Komisionin për financim dhe buxhet, por jozyrtarisht thonë se ka qenë provokimi verbal dhe sharjet që janë bërë nga deputetët e BDI-së për ta.

Artan Grubi në emër të grupit parlamentar të BDI-së kërkoi formimin e një komitet hetimor, i cili menjëherë do ta qartësoj këtë çështje dhe do të caktojë përgjegjësinë për ata që e nisën incidentin.

"Grupi parlamentar i BDI-së shpreh keqardhje të thellë dhe dënon incidentin e turpshëm të sotme të iniciuar nga deputetët e PDSH-së Orhan Ibrahimi dhe Bekim Fazliu. Në mungesë të argumenteve dhe të ofertës konkurruese për votuesit shqiptarë, si dhe nga frustrimi i vazhdueshëm i humbjeve të njëpasnjëshme në zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë, PDSH-ja zëvendëson veprimin politik me grushta, me fyerjet dhe me mungesë të njerëzimit. Prandaj grupi parlamentar i BDI-së kërkon formimin e Komisionit hetimor i cili menjëherë do ta pastrojë këtë çështje dhe do të përcaktojë përgjegjësi për ata të cilët e inicuan, gjë që shihet në mënyrë të qartë në incizime, tha Grubi.

Sipas tij, incidentin e ka filluar deputeti Orhan Ibrahimi dhe është drejtuan të qërojë hesape në mënyrë fizike me deputetin Rexhail Ismaili.

Verifikoi se deputeti Ismaili është lënduar nën sy dhe ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe se është në spital.

Komisioni për Financa dhe Buxhet do të vazhdojë punën në orën 15 dhe në qoftë se deputetët e PDSH-së nuk janë atje, amendamentet e tyre vetëm do të lexohen.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail