Seanca të tre komisioneve kuvendoreShkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për financim dhe buxhet, për mundësi të barabarta të grave dhe burrave dhe Komisioni ligjdhënës-juridik.
Në rend dite të Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave është Propozim-ligji për preventivë, parandalim dhe mbrojtje nga dhuna familjare. në lexim të parë.
Komisioni për financim dhe buxhet do të debatojë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion, Raportin vjetor për punën e Agjencisë për suprevizion të sigurimit në vitin 2013, Raportin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit në vitin 2013, Raportin vjetor të Agjencisë për supervizion të sigurimit për gjendjen dhe lëvizjen e tregut të sigurimit në Republikën e Maqedonisë në vitin 2013, dhe për Raportin vjetor për revizionet e përfunduara dhe për punën e Entit Shtetëror për Statistikë.
Anëtarët e Komisionit ligjdhënës-juridik do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion në lexim të parë.
|