Hapja e QS "Jane Sandaski" dhe hotelin "Rusia"

Shkup, 27 gush 2014 (MIA) - Shoqata për sport dhe rekreacion - Qendra sportive "Jane Sandaski" dhe hoteli "Rusia" që gjenden në komunën e Aerodromit, sot solemnisht do të hapen.

Në hapje është paralajmëruar edhe pjesëmarrja dhe fjalimi i kryeministrit Nikolla Gruevski, investitorit të objektit Sergej Samsonenko, kryetarit të komunës së Aerodromit Ivica Konevski, menaxheres së përgjithshme të qendrës sportive Nadica Dimovska dhe menaxheres së përgjithshëm të hotelit "Rusia" Dina Mucunska.

Do të lëshohet në përdorim arena, gjegjësisht salla qendrore me kapacitete prej 6.500 vizitorë, si dhe hoteli "Rusia" ndërsa do të hapen edhe salla ndihmëse sportive për hendboll dhe basketboll me kapacitet prej 1.500 vizitorëve, si dhe qendrën e kongresit.

Kapacitetet sportive shtesë janë planifikuar të lëshohen në përdorim deri në fund të vitit, e ato janë fusha e tenisit, palestër dhe qendër për aerobik.

Në anën perëndimore nga Qendra sportive ka siguruar vend ku do të shiten pajisje dhe rkuizita sportive, ndërsa është planifikuar edhe kënd për fëmijë.

Në procesin e ndërtimit të Qendrës sportive morrën pjesë mbi 60 kompani të Maqedonisë, pesë të huaja, si dhe rreth 1.600 punëtorë, ndërsa tërë projekti u përfundua për 16 muaj.

Hoteli "Rusia" do të disponojë me 61 dhoma dhe apartamente, prej të cilave njëri apartament presidencial, gjashtë "superior", 28  dhoma me një krevat, 12 "tuin" dhe 14 "dabëll" dhoma, Hoteli do të përmbajë spa qendër dhe bare.

Projekti është ndërtuar me partneritet privat publik të kompanisë së biznesmenit rus Sergej Samsoneko dhe komuna Aerodrom.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail