Samit Gjermani - BE - Ballkani Perëndimor në Berlin

Shkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Me iniciativë të kancelares gjermane, Angela Merkel, nesër në Berlin do të mbahet samiti Gjermani-BE-Ballkani Perëndimor, qëllimi i të cilit është riafirmimi i mbështetjes ndaj perspektivave evropiane të vendeve nga rajoni, në procesin e integrimit të tyre me nxitjen e bashkëpunimit më të madh rajonal.

Në Samit do të marrin pjesë kryeministrat dhe ministrat e jashtëm, të financave dhe të ekonomisë të Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës. Në tryezë të përbashkët me ta do të jetë edhe kryesuesi i Komisionit Evropian, Zhose Manuel Baroso dhe eurokomisari për zgjerim, Shtefan Fyle, ndërsa disa prej pjesëmarrësve janë edhe përfaqësues të lartë nga Austria, Franca, Sllovenia dhe Kroacia.

Kancelarja Merkel dhe Baroso, sipas paralajmërimeve, do të marrin pjesë në segmentin e liderëve politik, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski. Eurokomisari Fyle do të marrë pjesë në takimin e shefave të diplomacive, ndërsa nikoqir i takimit nga sfera e ekonomisë do të jetë nënkaancelari gjerman, Zigmar Gabriel.

Në një intervistë për një medium gjerman, në prag të mbajtjes së samitit, Merkel theksoi se Qeveria gjermane ka vendosur të organizojë një takim të këtillë në nivel ë lartë, me qëllim që ta shënojë 100-vjetorin e Luftës së Parë Botërore.

"Menduam se si ta shënojmë përvjetorin, në mënyrë që të mos kthehemi kah e kaluara, por të shikojmë drejt së ardhmes. Qeveria mori ide që t'i ftojmë të gjitha vendet e rajonit dhe t'u tregojmë se konfliktet janë tejklaluar dhe se edhe përkundër të gjitha dallimve, uniteti është në zemrën e tij. Besoj se perspektivat evropiane të të gjitha këtyre vendeve e bënë këtë të mundur", thotë Merkel.

Ajo shton se kjo do të thotë se të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor kanë mundësi t'i bashkangjitn Unionit, që është edhe qëllim i tyre strategjik.

"Ende i kujtojmë luftërat e tmerrshme, ndërkaq që kjo konferencë do të mbahet për të treguar se po shkojmë përpara, se i kemi tejkaluar konfliktet dhe se kjo është shenjë e mirë. Ne. të gjitha vendeve nga Ballkani Peërndimor u premtojmë anëtarësim në BE dhe qëndrojmë fuqishëm pas kësaj", porositi Merkel.

Sipas programit, Samiti fillon nesër pasdite me të ashtuquajturën "Konferenca ekonomike për Ballkanin Perëndimor", të cilën do ta përbërjnë dy panele për energjetikën, infrastrukturën, punësimet dhe investimet, në të cilin Maqedoninë do ta përfaqësojnë zëvendëskryeminsitri Vlladimir Peshevski dhe minsitri i Ekonomisë, Bekim Neziri.

Pasdite, sërish, prapa dyerve të mbyllura, në bllokun për politikë të jashtme do të diskutohet për bashkëpunimin rajonal, BE-në dhe çështjet e hapura, ku do të marrë pjesë shefi i diplomacisë, Nikolla Poposki.

Njëkohësisht, në orën 15:30, në Qeverinë gjermane, kancelarja Merkel do ta ketë mbledhjen kryesore plenare me kryeministrat e vendeve të rajonit, përfshirë Slloveninë dhe Kroacinë, ku do të marrë pjesë kryeministri Gruevski. Edhe këto bisedime janë të mbyllura për opinionin, po sipas mediumeve gjermane, do të diskutoht për tema politike, përkatësisht gjendjen dhe problemet në rajon.

Në mbledhjen plenare është paralajmëuar konferenca për shtyp e Merkelit me Baroson dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama, si kryesues i radhës me Procesin për bashkëpunim në EJL.

Samiti do të rrumbullakësohet me mbrëmj pune, të cilën e organizon kancelarja Merkel, ku pjesëmarrësit edhe njëherë do t'i bëjnë rezyme punës dhe bisedave njëditëshe. Ndonjë konkludim dhe dokumente të mëdha nuk janë paraparë, përveç porosisë pozitive në angazhimin konkret për zhvillim ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

Pritet që Samiti të shndërrohet në konferencë vjetore për Ballkanin Perëndimor në suaza të BE-së, organizuese e të cilit vitin e ardhshëm duhet të jetë Austria.

Tubimi berlinez në nivel të lartë vijon pas takimit të tetë presidentëve të vendeve nga Procesi "Bërdo-Brioni", që u mbajt në korrik të këtij viti në Dubrovnik, e në të cilin mori pjesë edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail