Ndryshime ligjore për përgjegjësi më të madhe të revizorëve

Shkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Marrje e përhershme e licencës për punë nëse revizorët nuk i respektojnë standardet dhe rregullat, parashikojnë ndryshimet ligjore që sot në lexim të parë i pranoi Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet.

Siç tha zëvendësministri i Financave Ardijan Xheladini duke elaboruar propozim tekstin, ndryshimet janë në drejtim të rritjes së përgjegjësisë dhe transparencës së revizorëve, shoqatave për revizon dhe revizorët e autorizuat tregtar-individual.

"Përgjegjësia e revizorëve përforcohet edhe përmes gjobave të definuara për dhënien e raporteve të pasakta apo të pakompletuara financiare me të cilin mund të shkaktojë mashtrim, e prej kësaj edhe dëm personave të tretë" theksoi Xheladini.

Në pajtim me ndryshimet, nëse bëjnë çfarëdolloj dëmi gjatë kontrolleve të tyre, revizorët janë të obliguar ta kompensojnë me pagesën 30.000 deri 400.000 euro varësisht nga të ardhurat që i ka realizuar subjekti i revizionit vitin paraprak.

Risi është ajo që të gjitha raportet për kontrollet e kryera mbi punën  e revizorëve, do të publikohen edhe në internet faqe e Institutit dhe Këshillit për avancimin dhe mbikëqyrjen e revizionit.

Komisioni për financim dhe buxhet mbajti seancë në mungesë të anëtarëve të PDSH-së të cilët dje, pas incidentit me kolegët nga BDI-ja, paralajmëruan se do ta braktisin punën e Kuvendit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail