Zëvendëskryeministri Xhaferri takoi ambasadorin e Kinës, Huiven

Shkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Musa Xhaferri, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në vend, Liu Huiven.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit konstatuan se dy vendet, Maqedonia dhe Kina kanë bashkëpunim të mirë dhe se ky bashkëpunim i ndërsjelltë po thellohet në të gjitha sferat.

Ambasadori kinez theksoi se interesimi i kompanive kineze për të investuar në Maqedoni në sfera të ndryshme si në infrastrukturën rrugore, bujqësi, teksit si dhe sfera tjera është i madhë. Ai veçoi interesimin që kanë kompanit kineze për ndërtimin e auto-stradës Gostivarë-Kërçovë dhe auto-stradës që lidhë kryeqendrën me Republikën e Kosovën, veçanërisht deri në vendkalimin kufitar Bllacë. Projekte këta që do të jepen me koncesion.

Zëvendëskryeministri Xhaferri vlerësoi lart investimin nga kompanit kineze duke theksuar se tërheqja e investimeve të huaja është prioritet i Qeverisë së RM-së dhe se vetëm në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi ekonomikë dhe hapja e vendeve të reja të punës që do të ndikojë në rrijen e standardit të qytetarëve.

Në këtë takim u bisedua edhe për situatën politike në vend dhe rajon, implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet ndëretnike si dhe për temat e tjera.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail