Maqedonia do të bëhet me zona të lira shëndetësore

Shkup, 27 gusht 2014 (MIA) - Turizëm shëndetësor, tërheqjhe e kapitalit të huaj për vendosje të metodave dhe procedurave të reja shëndetësore, transfer i teknokogjisë së re, rritje e konkurrencës, punësimi dhe cilësia e ofertës së arsimti të lartë nga fusha e mjekësisë, janë një pjesë e përfitimeve që priten nga formimi i zonave të lira shëndësore.

Këtë sot në konferencë për shtyp e tha ministri i Shëndetësisë, Nikolla Todorov, në të cilën e prezantoi koceptin për Propozim ligjin për Zona të lira shëndetësore (ZLSH), i cili, siç theksoi, është projekt i premtuar në programin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

Për shfrytëzuesit e ZLSH, informoi ministri, respektivisht spitalet, parashikohen lirime tatimore dhe doganore. Është parashikuar lirikm i tatimit të fitimit në periudhë prej rreth dhjetë vjet dhe tatim personal i të ardhurave në bazë të rrogës së personave të punësuar për periudhën prej dhjetë vjetëve nga dita e fillimit të kryerjes së veprimtarisë shëndetësore në zonë.

Qëllimi është, theksoi ministri, që në ZLSH të nxitet kryerje e arsimit të lartë nga sfera e shkencave mjekësore paralelsiht me kryerjen e veprimtarisë shëndetësore.

Për këtë qëllim shfryëzuesi i zonës ka nënshtruar dhe kthim të tatimit të vlerës së shtuar për taksa importuese për periudhë prej 15 jetëve nëse në zonë kryhet edhe veprimtari shëndetësore dhe e arsimit të lartë.

Vërejtje se shërbimet shëndetësore në zonë nuk do të jenë të kapshme për qytetarët e Republikës së Maqedonisë dhe të Kosovës, në 10 vitet e para të hapjes së institucionit shëndetësor, që të mos shkaktohet konkurrencë jolojale, sidomos në lidhje me institucionet tani më të hapura shëndetësore në Maqedoni.

Hapja e zonës së parë të lirë shëndetësore është parashikuar gjatë vitit 2017.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail