Vazhdim i seancës së 12-të të Parlamentit

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta vazhdojë punën sipas rendit të ditës të seancës së 12-të  me shqyrtim të propozimit plotësues të ligjit për ndalim të larjes së parave dhe financim  të terrorizmit, në lexim të dytë.

Deputetët do të diskutojnë edhe për propozimin plotësues të ligjit për ndryshim dhe plotësim  të ligjit për furnizime publike, Propozim ligji për ndryshime dhe plotësime  të ligjit për Tatim të vlerës së shtuar,  propozime plotësuese të ligjit për plotësim të ligjit për arsim të lartë, për ndryshim dhe plotësim të ligjit për tokat bujqësore dhe për formimin e Komisionit shtetëror për vendosje  në shkallë të dytë në fushën e kontrollit inspektues  dhe procedurës kundërvajtëse, të gjitha në lexim të dytë.

Në rendin e ditës në seancë  mes vendimeve të tjera ligjore janë edhe propozim-Ligji  për ndryshimin e ligjit për formim të  Komisionit shtetëror për vendosje  në procedurën drejtuese dhe procedurën e marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, propozimin plotësues të ligjit për  ndryshim dhe plotësim të ligjit për sistemin hekurudhor, të dyja në lexim të dytë,  si dhe propozim ligjet për ndryshim dhe plotësim të ligjit për nëpunës publikë,  për ndryshim dhe plotësim të ligjit për shërbime mediale audio dhe audiovizuele, për ndryshim të kodit penal dhe për ndryshim të ligjit për mbrojtje shëndetësore, të gjitha në procedurë të shkurtuar.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail