Mundësi për plasman të prodhimeve bujqësore në Rusi

http://webdep/ifs/files/ifs/webui/jsps/image1.jsp?slikaid=116070396Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Oda ekonomike e Maqedonisë dhe Rusisë  sot do të informojnë për gjendjet dhe mundësitë për plasman  të prodhimeve ushqimore bujqësore në Federatën Ruse.

Sipas ekspertëve, Maqedonia nuk ka shumë dobi  nga embargoja që e solli Rusia ndaj SHBA-së dhe BE-së sepse tregu rus është i madh, ndërsa prodhimtaria jonë  nuk është mjaft e madhe. Në raport të kualitetit nuk do të kemi problem edhe nga ky aspekt plasmani është i sigurtë.

Maqedonia ende nuk ka marrëveshje për tregti të lirë me Rusinë,  por disa vite negocion për eksportin pa doganë të prodhimeve të caktuara. Për momentin paguajmë 16 për qind të doganës për eksport me Rusinë, që dukshëm ndikon ndaj çmimit të prodhimeve tona në tregun e atjeshëm.

Bujqit në hapjen e hapësirës së madhe të tregut rus shohin mundësi të zgjidhen  nga tepricat e tregut. Kompanitë eksportuese sërish, të cilat merren me prodhimin e ushqimit veçmë mendojnë  të hapin fabrika ose punëtori  në shtetet fqinje  të cilat kanë marrëveshje të lira tregtare me Rusinë që të munden më lehtë t'i plasojnë  prodhimet e tyre në tregun rus. Madje e shqyrtojnë opsionin  për shoqërim me partnerët rus, përmes tyre, pa doganë  ta dërgojnë prodhimin në Rusi.

Eksporti i sivjetëm  i prodhimeve bujqësore të Maqedonisë në tregun rus është 200 deri në 300 mijë ton.

Këmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Rusisë në gjysmën e parë të vitit arrin 74 milionë dollarë. Në eksport bien 13 milion dollarë,  ndërsa në import gati 61 milionë dollarë. Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar këmbimi ka qenë 140 milionë dollarë. Gjatë gjithë vitit 2013 eksporti ka arritur 31,5 milionë euro, derisa importi 163,5 milionë dollarë.

Në strukturën e eksportit më së shumti janë përfaqësuar prodhimet ushqimore (duke i përfshirë pemët dhe perimet), ilaçet për shitje me pakicë dhe ferosiliciumi. Nga pemët dhe perimet më së shumti  eksportohen kajsi, qershia, vishnjë, pjeshka dhe kumbulla, lakër dhe perime të ngjashme. Në saldon importuese  pjesëmarrje më të madhe kanë derivatet e naftës dhe gazi natyror.

Rusia solli ndalesë njëvjeçare për eksport të ushqimit nga BE-ja dhe SHBA-ja si përgjigje e sanksioneve evropiane për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail