Veljanoski-Shir: Trend pozitiv i marrëdhënieve Maqedoni-Kanada

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Marrëdhëniet bilaterale të dy vendeve i karakterizon një zhvillim pozitiv dhe dinamik  në zhvillim e sipër, është konfirmuar në takimin e sotëm të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë Trajko Veljanoski me Endru Shir, kryetar i Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë, i cili ndodhet për vizitë zyrtare në Shkup.

Në takim, siç theksoi Veljanoski, u theksua edhe roli i rëndësishëm që ka diplomacia parlamentare respektivisht bashkëpunimi i dy parlamenteve në të gjitha nivelet. Pranda, një nga temat  në të cilat biseduan Veljanoski dhe Shir, ka qenë edhe thellimi dhe zhvillimi i këtij bashkëpunimi, ku një rol të veçantë kanë pasur grupet parlamentare  për miqësi që janë në të dy parlamentet.

"Personalisht shpreha  falenderim për qëndrimin parimor të Kanadasë  e cila e pranon dhe e përdor emrin tonë kushtetues në marrëdhëniet bilaterale, si dhe përkrahjen e saj të fortë dhe të vazhdueshëm për Maqedoninë në procesin e integrimeve tona euroatlantike", deklaroi kryetari i Kuvendit, Veljanovski.

Ai përmendi se Kanadaja e vlerësoi lart pjesëmarrjen dhe kontributin e ushtarëve të Maqedonisë në misionet paqeruajtëse siç ishin në Irak dhe në Afganistan.

Veljanoski gjatë bisedimeve me kryetarin e Dhomës Përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë e theksoi edhe nevojën dhe mundësitë për zhvillim më dinamik të marrëdhënieve ekonomike, veçanërisht të investimit direkt në Maqedoni.

Shir dhe Veljanoski  i kushtan vëmendje edhe diasporës së Maqedonisë në Kanada, që paraqet një urë lidhëse në lidhjet bilaterale, politike, ekonomike dhe kulturore.

Sipas Veljanoskit vizita e Shir në Maqedoni është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e mëtjeshëm të bashkëpunimit parlamentar, por edhe marrëdhnieve të përgjithshme të dy vendeve.

Ai theksoi se Maqedonia është partner i Kanadasë në rajon, ndërsa një rëndësi të veçantë, i kushtoi kontributit të forcave të armatës në misionet për ruajtjen e paqes botërore. Kjo është diçka që Kanadaja , siç tha, e vlerëson lart.

Kryetari i Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë shpreh shpresë  se me vizitën e tij, si dhe  me vizitën e  kolegëve të tij të mëparshëm, përmes marrëdhnieve parlamentare do të përforcohen marrëdhëniet jo vetëm në ekonomi por edhe marrëdhëniet e përgjithshme midis dy vendeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail