Filloi viti i ri shkollor 2014/2015, risi janë librat sipas programit të Kembrixhit

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi u dëshiroi vit të ri shkollor të suksesshëm rreth 280.000 nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme dhe 20.000 nxënësve të klasës së parë të cilët për herë të parë ulen  në bankat shkollore, si dhe të kuadrit mësimor dhe të gjithëve të cilët janë përfshirë  në procesin arsimor.

Së bashku me zëvendësministrin Spiro Ristovski  ai e vizitoi shkollën fillore "Mirçe Acev" në komunën Gjorçe Petrov, ndërsa së bashku do ta lëshojnë në përdorim  edhe objektin e ri të SHF "Rajko Zhinzifov" në Draçevë, të ndërtuar me mjete të Qeverisë së RP të Kinës. Ademi sot e vizitoi  edhe SHF të rikonstruar "Bajram Shabani" në Saraj.

Risi për nxënësit e klasës së parë, të dytë, dhe të tretë janë librat e matematikës dhe shkencave natyrore sipas programit të Kembrixhit.  Tha se gjithkund janë distribuuar, sikur të gjitha librat tjerë në të gjitha klasat të cilat janë falas për nxënësit.

"Kjo është risia më e madhe  për këtë vit shkollor, sepse Maqedonia për herë të parë i ka këto programe dhe është vendi i vetëm në rajon që i vendos në sistemin arsimor. Librat janë cilësor dhe të përshtatura  për rrethanat tona dhe për moshën e nxënësve. Këtë vit nxënësit  nga klasa e parë deri në të tretën  i kanë lëndët e matematikës dhe shkencave natyrore. Vitin e ardhshëm do të vazhdojmë  me klasën e katërt, të pestë dhe të gjashtë. Projekti do të rrumbullaksohet  kur ato do të vendosen deri në klasën e nëntë", tha Ademi pas vizitës të SHF "Mirçe Acev" duke theksuar se bëhet fjalë për një nga reformat më të rëndësishme në arsim.

Së bashku me librat sipas programit të Kembrixhit janë distribuar edhe fletoret e punës. Mësimdhënësit janë trajnuar sipas atyre lëndëve, ndërsa në dispozicion kanë edhe doracakë. Përderisa nevojiten ndihmës plotësues për matematikë, tha Ademi ato mund t'i huazojnë komunat. Aq sa jam i informuar, shkollat duhet vetë t'i furnizojnë, shtoi Ademi.

Ministri kumtoi se edhe sivjet janë rikonstruar 33 objekte të shkollave fillore dhe të mesme, ndërsa janë ndërtuar tre objekte të reja.

"Mbetemi të përkushtuar  në investimin në arsim, sepse kohë të gjatë ajo kthehet  me shoqëri  të shëndoshë", theksoi Ademi.

Mes 280.000 nxënësve në vitin 2014/2015 ka edhe rreth 20.000. Ademi konfirmoi se vazhdon rënia e numrit të nxënësve të klasës së parë.

"Këtë vit përafërsisht 20.000, ndërsa vitin e kaluar rreth 21.500 fëmijë. Numri ende nuk është përfundimtar, sepse edhe sot zgjat afati për regjistrim, por numri lëviz rreth 20.000", tha ministri i Arsimit dhe Shkencës.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail