Shir: Kanadaja mbetet përkrahës i fuqishëm i anëtarësimit të Maqedonisë në NATO

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Kanadaja dhe Maqedonia  janë vende mike që ndajnë të njëjtat vlera si  përkushtueshmëria  në sigurinë globale dhe dëshirën që të avancohet demokracia, sundimi i së drejtës, lirive religjioze dhe të drejtat e njeriut. Lidhjet ndërparlamentare diplomatike janë po aq të rëndsisme si dhe ato në shkallën e pushtetit ekzekutiv, ndërsa si partner  i përkushtuar në NATO misionet zyrtare në Otavë e përkrahin integrimin euroatlantik të Maqedonisë.

Këtë e theksoi në fjalimin e tij para deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë kryetari i Dhomës përfaqësuese të Parlamentit të Kanadasë, Endru Shir, i cili qëndron për vizitë në Maqedoni.

Ai midis të tjerave shtoi se Maqedonia mund të jetë shembull për respektimin e pakicave  në shkallë kulturore dhe rajonale. Njëkohësisht e përshëndeti përkushtimin e Maqedonisë në multilaterizëm dhe në paqen rajnale dhe në sigurinë rajonale, duke theksuar pjesëmarrjen e ushtarëve të Maqedonisë në forcat ndërkombëtare ushtarake të NATO-s në Afganistan.

"Si pjesë e misionit ushtarët nga Maqedonia fituan respekt për cilësinë e trajnimit të tyre dhe shkallën e profesionalizmit. Për këtë arsye edhe më shumë Kanadaja mbetet përkrahës i fortë i anëtarësimit të Maqedoniës në NATO. Besoj se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO edhe do ta përforocojë Aleancën. Bota e vërejti përkrahjen tuaj  për operacionet ndërkombëtare paqësore. Shpresoj se do të jemi dëshmitarë që Maqedonia të fitojë vendin e merituar në  tavolinën e NATO-s sa më shpejt", tha Shir.

Sipas tij , bashkëpunimi ekonomik midis Maqedonisë dhe Kanadasë edhe pse është modest momentalisht, ka një potencial të madh për zhvillim. Pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1996 marrëdhëniet ekonomike, tha, shënojnë rritje, eziston hapësirë për avancimin e bashëpunimit në fushën e investimeve, ndërsa kontribut pr këtë, vlerësi ai, do të paraqesë edhe nënshkrimi i marrëveshjes për promovimin dhe mbrojtjen e investimeve të huaja, për të cilin është ngritur iniciativë.

Shir u fokusua edhe në komunitetin maqedonas në Kanada, që  siç  tha është një segment i rëndësishëm në shoqërinë kanadeze.

Vizitën në Maqedoni Shir e filloi me vendosjen lule në Përmendoren e të rënëve për Maqedoninë. Ai u taka me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedoisë, Trajko Veljanoski. Gjatë kohës së vizitës do të pritet edhe nga presidenti Gjorge Ivanov si dhe do të bisedojë edhe me Aleksandar Nikolloskin, kryetar i Grupit të deputetëve në Kuvendin e RM-së për bashkëpunim me parlamentin e Kanadasë dhe anëtarët e grupit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail