Ministri Neziri në shënimin e Ditës së minatorëve në Xhepçishtë të Tetovës

Tetovë, 1 shtator 2014 (MIA) - Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri së bashku me kryetarin e Asociacionit të Maqedonisë për minatorë Nikollajço Nikollov sot ka marrë pjesë në solemnitet me rastin e 28 Gushtit - Ditës së minatorëve të Maqedonisë që u mbajt në qarkun e kompanisë "Renova" në fshatin Xhepçishtë të Tetovës.

"Renova" është zgjedhur për kremtimin e sivjetëm sepse krahas tre minierave për eksploatimin e lëndëve të para minerale në Maqedoni e ka zgjeruar prodhimtarinë  në vendet fqinje, ndërsa prodhimet gjenden edhe në tregjet e vendeve të Lindjes së Afërt.

Sipas ministrit Neziri, Maqedonia ka pasuri të pavlerësueshëm nga lëndët e para minerale, ndërsa vlerë të madhe kanë edhe minatorët që punojnë në minierat si resurs njerëzor i pavlerësuar për shkak të së cilës detyrë e shtetit është t'ju sigurojë kushte më të mira për punë.

"Ky kompleks ekonomik i rëndësishëm së bashku me ndërrmarjet shoqëruese punëson mbi 12 mijë  që e bën këtë pjesë të industrisë  më perspektive për punë. Në vend ka edhe mbi 150 minatorë që në mënyrë aktive punojnë me ç'rast një pjesë e tyre  janë për eksploatimin e metaleve të çmuara, zinkut, bakrit, arit dhe argjendit. Interes gjithmonë e më të madh ka për eksplomatimin e gurëve zbukurues si mermeri, graniti, traventiti dhe oniksi, ndërsa të vlefshme për përmendje janë ujërat   termal dhe termomineral të cilat janë aktive për investim", deklaroi Neziri.

Duke potencuar se profesioni i minatorëve është me të vërtetë i rëndë, Nikollov potencon se minatorët me të vërtetë meritojnë kushte më të mira dhe rroga, me qëllim që më suksesshëm ta kryejnë punën e tyre.

Në suaza të shënimit të Ditës së minatorëve nga ana e Ministrisë së Ekonomisë u ishin ndarë mirënjohjet tradicionale për minatorët më të suksesshëm  dhe ndërrmarje  edhe si një vërtetim të profesionalitetit dhe përgjegjësisë së tyre.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail