Qindra emigrantë ilegalë janë zbuluar në një tren transportues në Veles

Veles, 1 shtator 2014 (MIA) - Më shumë se 100 emigrantë ilegalë nga Siria dhe Iraku, të moshës së ndryshme, janë zbuluar mbrëmë në stacionin hekurudhor në Veles, në vagonat e trenit transportues, i cili ka bartur thëngjill nga Selaniku.

MPB-ja kumtoi se menjëherë janë ndërmarrë masa për kujdesjen e emigrantëve ilegalë. Me pjesën më të madhe të tyre nuk ka qenë i mundur komunikimi dhe nuk kanë ditur as ku gjenden, as nuk kanë ditur të tregojnë se prej nga vijnë ose ku shkojnë, edhe pse disa prej tyre kanë pasur qese plastike me logon e marketeve Lidël. Me një pjesë të vogël të tyre u realizua komunikim dhe u konfirmua se nuk janë të gjithë se bashku dhe se janë nga më shumë grupe, e do grup ka udhëheqës të tyre nëpër vendet prej të cilave kanë udhëtuar nga Siria përmes Turqisë dhe Greqisë në Maqedoni.

Sipas tregimeve të tyre, Nga Siria drejt Turqisë nuk u lshtë dashur udhëheqës, as i kanë paguar dikujt, por nga Turqia që të hyjnë në Greqi një pjesë e tyre kanë paguar edhe nga 3.200 euro për njeri. Nga Greqia që të vijnë deri në Serbi u është kërkuar prej 600 deri 800 euro për njeri, ndërsa pagesa sipas marrëveshjes duhej të kryhet në Serbi.

MPB-ja ndërmerr masa për ndriçimin e tërësishëm të rastit.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail