Mundësi të reja për sektorin bujqësor-ushqimor të Maqedonisë në tregun rus

Shkup, 1 shtator 2014 (MIA) - Sektori bujqësor-ushqimor i Maqedonisë t'i shfrytëzojë mundësitë për eksport më të madh në tregun në Rusi pas sanksioneve të cilat më 7 gusht i vendosi ky shtet ndaj Bashkimit Evropian, SHBA-së, Kanadasë, Norvegjisë dhe Australisë, apelon sot Oda Ekonomike e Maqedonisë.

Sipas Vasko Ristovskit nga Oda Ekonomike e Maqedonisë për prodhuesit vendor  është hapur mundësi e madhe që t'i plasojnë prodhimet në tregun në Rusi.

Dejan Besheleiv, drejtor ekzekutiv i Odës Tregtare Maqedoni-Rusi thotë se Maqedonia në tregun rus mund të ofrojë pemë, perime dhe prodhime prej tyre, verë, ilaçe. Këtu bëjnë pjesë edhe prodhimet  konditore për të cilat, thekson se në këtë moment hapet mundësi e  madhe sepse pjesa më e madhe prej tyre në Federatën ruse  u importuan nga vendet të cilat tani janë nën sanksione.

Sipas tij, Maqedonia ka status preferencial për prodhime të caktuara i cili arrin 25 për qind nga lartësia e doganës së deklaruar në Federatën Ruse. Deri te federatat Ruse është dorëzuar listë e re e prodhimeve për të cilat duhet të ketë ulje të doganës.

Këmbimi tregtar Maqedoni-Rusi, siç informon Ristovski, vitin e kaluar  arriti 195 milionë dollarë amerikan, me eksportin nga Maqedonia prej 31,5 milionë dollarë, ndërsa importi nga Rusia prej 136,6 milionë dollarë. Në sektorin bujqësor-ushqimor eksporti është 9,6  milionë  prej të cilave gjysma bien në perime me vlerë prej 4,8 milionë dollarë, pas të cilave vijojnë rrushi me 1,8 milionë dollarë, vera me 1,4 milionë  dhe perimet me 1,2 milionë dollarë. Në përgjithësi në importin e tërësishëm dominojnë ilaçet me 10,5 milionë dollarë, pastaj prodhimet nga industria makinerisë 7,3 milionë dollarë.

Në gjashtë muajt e parë është realizuar këmbim prej 74,7 milionë dollarë, me 17,7 milionë dollarë eksport dhe 57 milionë dollarë import. Krahasuar me periudhën e njëjtë vitin e kaluar ka rënie të tërë këmbimit prej 46,7 për qind, por kjo kryesisht  ka të bëjmë me energjenesat. Në gjysmën e parë të vitit Maqedonia ka eksportuar  prodhime bujqësore ushqimore për dy milionë dollarë, gjegjësisht për 17,3 për qind, ndërsa importi është ulur për 67 për qind. Nga industria bujqësore dhe e ushqimore janë eksportuar prodhime në vlerë prej 3,7 milionë dollarë, prej të cilave më shumë perime  2,3 milionë dollarë, pemë prej 1,1 milionë dollarë dhe verë prej rreth 500 mijë dollarë.

Në gjashtë muajt parë të vitit Rusia është partneri i 10-të tregtar i Maqedonisë, ndërsa në nivel vjetor sipas të dhënave për vitin 2013  është në vendin e 13-të.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail