MASH: Viti shkollor 2014/2015 filloi me sukses

Shkup, 6 shtator 2014 (MIA) - Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi sot realizoi konferencë për shtyp para gazetarëve, të cilët i informoi për  të gjitha aktivitetet që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka ndërmarrë për realizimin e vazhdueshëm edukativo-arsimor në të gjitha shkollat.

Theksoi që viti i ri shkollor 2014/2015 filloi me sukses dhe në kohë, pra më 1 shtator. Përjashtim janë disa shkolla, ku mësimi nuk filloi ditën e njëjtë për shkak të reagimit të një pjese të prindërve të nxënësve për shkaqe të ndryshme, në përgjithësi për shkak të kushteve hapësinore në shkollë ose për shkak të paraleleve të  kombinuara. Ministri bëri apel deri te ata, që është duke u punuar në gjetjen e mënyrës për tejkalimin e situatës dhe i informoi për aktivitetet e ndërmarra si ministri për rekonstruimin dhe ndërtimin e shkollave.

“Jam i kënaqur nga aktivitetet përgatitore të cilët parashikuan rekonstruimin e 33 shkollave fillore dhe të mesme (9 të mesme , 23 fillore dhe një qendër shkollore shtetërore për arsimim dhe rehabilitim – Partenie Zografski), ndërtimin e  tërësishëm të 3 shkollave (një shkollë të mesme në komunën e Shuto Orizarës dhe dy shkolla fillore në komunën e Mogillës në fshatin Srpci dhe në komunën e Bogovinës në fshatin Siniçan), si dhe ndërtimin e 6 shkollave montazhe në mjedise rurale. Numri më i madh i aktiviteteve tanimë janë realizuar, kurse rrumbullakim të plotë të planit aksional presim diku deri kah fundi i muajit shtator”, deklaroi Ademi në konferencën për shtyp.

Në të gjitha shkollat distribuuam komplet tekste të reja shkollore prej klasës së parë deri në klasën e tretë, kurse për herë të parë këta nxënës morrën edhe tekste të reja mësimore në lëndët e matematikës dhe të shkencave natyrore, për të cilat janë përpunuar edhe programe të reja mësimore, në pajtim me standardet e Kembrixhit nga Britania e Madhe, investim për të cilin Ministria ndau 148 milion denarë. Në mënyrë plotësuese janë bërë edhe korrigjime të teksteve shkollore që janë paraqitur si të dëmtuara, përkatësisht të shkatërruar.

Ademi informoi që  në këtë vit shkollor në bankat shkollore do të ulen rreth 275.000 nxënës, prej të cilëve 190.000 në shkollat fillore dhe 85.000 në ato të mesme.

“Them rreth, sepse regjistrimet në shkollat fillore dhe të mesme vazhdojnë edhe në muajin shtator pas çka, gjatë  ditëve në vijim, pasi që do t’i marrim të dhënat e kompletuara nga të gjitha komunat, ministria do të del me numrin e saktë e të gjithë nxënësve për vitin shkollor 2014/2015. Ndërkaq, sipas informatave të deritanishme, nga i gjithë numri i nxënësve, 20.445 janë në klasën e parë, prej të cilëve 13.455 e përcjellin mësimin në gjuhën maqedonase, 6.332 në gjuhën shqipe, 578 në gjuhën turke, 38 në gjuhën serbe dhe në gjuhën boshnjake gjithsejt 42 nxënës. Numri i përgjithshëm është më i vogël në raport me vitin e kaluar që ishte 21.461 nxënës”, theksoi Ademi.

Në vet fillimin e vitit shkollor, shkollat kanë vepruar në bazë të vendimeve të Institutit për shëndet publik dhe të Komisionit për sëmundje ngjitëse, përkatësisht ndërmorën masa të përforcuara preventive kundër paraqitjes së verdhëzës. Gjithashtu, nëpër shkolla, intensive do të jenë kontrollimet nga ana e inspektorëve nga inspektorati sanitar shtetëror, si dhe nga inspektorati arsimor shtetëror.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdon të jetë partner në të gjitha komunat, duke kontribuuar në mënyrë të barabartë dhe duke ndihmuar kudo ku do të shfaqet nevojë e caktuar , pasi që interesi dhe qëllimet janë reciproke- përmirësimi i sistemit arsimor në tërë territorin.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail