Rritet numri i turistëve të huaj, më të numërt turqit

Shkup, 12 shtator 2014 (MIA) - Numri i turistëve të huaj të cilët e kanë vizituar Maqedoninë në korrik të këtij viti shënon rritje prej 9,9 për qind në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Më të numërt kanë qenë turqit, serbët, holandezët, polakët dhe grekët.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, numri i turistëve nga Turqia ka qenë 6.913, nga Serbia 5.742, nga Holanda 4.067, Polonia 3.744 dhe nga Greqia 2.761.

Numri i përgjithshëm i turistëve në korrik të këtij viti ka qenë 107.231 dhe shënon rënie për 3,9 për qind në krahasim me korrikun e vitit 2013. Në këtë periudhëjanë realizuar 478.911 bujtje, të cilat në krahasim me korrikun e vitit të kaluar shënojnë rënie për 7 për qind.

Numri i turistëve të vendit në korrik të vitit 2014, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar është zvogëluar për 14,1 për qind. Numri i bujtjeve të turistëve të vendit në korrik të vitit 2014, në krahasim me korrikun e vitit 213, është zvogëluar për 10.8 për qind, ndërsa numri i bujtjeve të turistëve të huaj është rritur për 4,8 për qind.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail