Deri të martën mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut

Shkup, 12 shtator 2014 (MIA) - Mot me të reshura dhe jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut në vende-vende edhe deri në 50 litra në një metër katror prej nesër pasdite, e deri të martën, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).

Te dielën dhe të hënën lokalisht proceset do të jenë më intensive me reshje më të rrëmbyeshme të shiut dhe me zbrazje të fuqishme elektrike. Për këtë periudhë pritet që lokalisht të biejnë mbi 50 litra shi në një metër katror.

Megjithatë, sipas sinoptikëve në DPHM, nuk pritet që moti i keq të shkaktojë probleme si në Kroaci.

Moti nesër në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla mesatare dhe me erë të dobët deri në mesatare jugore. Pasdite vranësirat do të rriten dhe fillimisht në pjesët perëndimore do të ketë zhvillim të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe me bubullimë. Në orët e mbrëmjes të reshurat do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera të vendit.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej nëntë deri në 17 grade, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 31 gradë Celsius.

Në Shkup nesër paradite do të jetë me diell e me vranësira mesatare, ndërsa vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut dhe bubullimë. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 29 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail