Ivanov në Ohër në mesin e pjesëmarrësve të manifestimit "Bon-toni sportiv"

Ohër, 12 shtator 2014 (MIA) - Presidenti Gjorge Ivanov sot në Ohër i vizitoi fëmijët pjesëmarrës në lojërat sportive tradicionale "Bon-toni sportiv", si model i ideuar për integrimin e fëmijëve të moshës shkollore në sistemin për sport, shoqëri, lojëra dhe njoftimin e tyre të ndërsjellë me kulturat, traditat dhe zakonet e tyre.

"Projekti bon-toni sportiv që sot realizohet në Ohër u kushtohet lojërave tradicionale për fëmijë. Nga reagimet e fëmijëve shihet se kënaqen kur i përkujtojnë lojërat e prindërve të tyre dhe të parëve të tyre dhe kur zbulojnë se cila është loja specifike e secilit qytet që e vizitojnë. Ky është një lloj i të mësuarit, shoqërimit, njoftimit të fëmijëve midis tyre, por edhe i qyteteve që i vizitojnë ku nikoqirët përgatisin program i cili është karakteristikë e tyre", theksoi presidenti Ivanov.

Ai shtoi se ky projekt deri më tani ka treguar shumë rezultate pozitive dhe mu për këtë vazhdon, ndërsa për rëndësinë konfirmim është ajo që gjithnjë e më shumë qytete përfshihen në këtë fushatë që e promovon sportin dhe shprehitë e shëndosha për jetesë.

"Duke bërë sport i mësojnë rregullat e sportit si dhe rregullat e jetës. Si arrihet sukses në jetë dhe çfarë nevojitet që të arrihet qëllimi, por gjithmonë duhet respektuar kundërshtari dhe rregullat e lojës", tha Ivanov.

Projekti Bon-toni sportiv i zbatuar në vitin 2012 realizohet nën mbështetjen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, me mbështetjen e Ambasadës së SHBA-së. Gjatë këtij viti ai realizohet në komunat Ohër, Veles, Karposh, Mavrovë-Rostushe, Novosellë dhe Shën Nikollë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail