Presidenti Ivanov u takua me zëvendëskryetarin e Qeverisë serbe, Daçiq

Shkup, 15 shtator 2014 (MIA) - Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot u takua me zëvendëskryetarin e parë të Qeverisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin, siç kumtoi Kabineti i presidentit Ivanov, janë këmbyer mendime dhe informata për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunimin mes dy shteteve, si dhe për situatat në rajon, bashkëpunimi rajonal dhe proceset evrointegruese të të dy vendeve.

Dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar se marrëdhëniet politike janë në nivel jashtëzakonisht të lartë, ndërsa konfirmim për këtë, siç theksuan, është kontinuiteti i takimeve të përfaqësuesve zyrtarë nga të dy shtetet.

"Duke e përshëndetur bashkëpunimin e deritanishëm në nivel qeveritar dhe seancës së mbajtur të përbashkët të të dy qeverive, presidenti Ivanov vlerësoi se bashkëpunimi i tillë është posaçërisht i rëndësishëm për marrëdhëniet e përgjithshme miqësore mes dy vendeve. Fokusi i bashkëpunimit në periudhën e e ardhshme duhet të jetë në përforcimin e lidhjeve ekonomike, balancimin e këmbimit tregtar, promovimi i investimeve të ndërsjella, përmirësimi i komunikimit mes biznes bashkësitë dhe angazhimit të të dy shteteve në lehtësimin e prioriteteve të tilla, me projekte në infrastrukturëln rrugore, hekurudhore dhe energjetike", theksoi presidenti Ivanov", thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit të Maqedsonisë.

Ministri Daçiq tha se Republika e Serbisë është e gatshme për ndërtimin dhe avancimin e marrëdhënieve të mira fqinjsëore, në funksion të sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në rajon, për baskëpunimin në kuadër të iniciativave rajonale, dhe në planin multilateral.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail