Veljanoski u takua me ministrin serb të Punëve të Jashtme

Shkup, 15 shtator 2014 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë Trajko veljanoski sot u takua me nënkryetarin e parë të Qeverisë dhe njëherit ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Serbisë, Ivica Daçiq.

Në takim është biseduar për ndodhitë aktuale në rajon dhe në korniza botërore, ndërsa janë këmbyer edhe mendime për ndodhitë momentale në të dy shtetet.

Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur dëshirë për integrim sa më të shpejtë të së dy vendeve në Bashkimin Evropian me ç'rast kanë biseduar për sfidat me të cilat ballafaqohen shtetet në këtë rrugë.

Janë potencuar marrëdhëniet e mira fqinjësore midis dy shteteve dhe mbështetjen e ndërsjellë, ndërsa shembuj pozitiv janë theksuar seanca e përbashkët e të dy qeverive dhe Marrëveshja për kushtet për udhëtim të shtetasve të së dy vendeve.

Në takim është biseduar edhe për bashkëpunimin ekonomik midis dy vendeve, i cili është vlerësuar si i mirë me mundësi për përmirësim.

Është shfaqur gatishmëri për bashkëpunim rajonal, si dhe vazhdim të miqësisë e cila ekziston midis Maqedonisë dhe Serbisë.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail