Grubi u takua me ambasadorin bullgar në vend, Petkov dhe shefin e Zyres politike së Ambasadës amerikane, Stoner

Shkup, 15 shtator 2014 (MIA) - Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë priti në takim pune ambasadorin e Bullgarisë në Maqedoni, Ivan Petkov, si dhe Shefin e Zyres Politike të Ambasadës së SHBA-së në Maqedoni, Rajan Stoner.

Me ambasadorin bullgar u shtjelluan tema të rëndësishme që përfshijnë integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë, marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore si dhe zhvillimet politike në të dy vendet tona.

Grubi theksoi mbështetjen dhe inkurajimin për firmosjen e një memorandumi për fqinjësi të mirë midis Sofjes dhe Shkupit që do të mundësonte tejkalimin e çështjeve të hapura midis dy vendeve tona, si dhe integrimin e papenguar të Maqedonisë në Bashkimin Evropian.

Gjithashtu, Grubi theksoi nevojën për tejkalim edhe të kontestit me fqiun jugor Greqinë nëpërmjet të kompromisit të pranueshëm nga të dyja palët sepse vetëm kështu zhbllokot rruga jonë për anëtarësim në NATO.

Në takimin me Drejtuesin e Zyrës Politike të Ambasadës Amerikane, Rajan Stoner, u diskutua për shumë tema, përfshirë edhe ndryshime e Kodit Penal që penalizojnë pjesëmarrjen dhe nxitjen e pjesëmarrjes në konflikte të huaja, integrimin EuroAtlantik, marrëdhëniet ndëretnike, etj.

Deputeti Grubi theksoi që Bashkimi Demokratik për Integrim e ka mbështetur ndryshimin e Kodit Penal dhe do të vijojë me angazhimet konstruktive si dhe me mbështetje për të gjitha format e përpjekjeve që ti kundërvihemi ekstremizmit të të gjitha formave, në vecanti pjesëmarrjes në konflikte që nuk na përkasin ne.

Në lidhje me integrimin EuroAtlantik, Grubi falënderoi SHBA për mbështetjen dhe kërkoi angazhim edhe më të madh të komunitetit ndërkombëtar në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit.

Deklaratat e Viktoria Nuland, kancelares Merkel, sekretarit të përgjithshëm të NATO-së Rasmusen janë për t'u përshëndetur dhe shpresojmë që ky interes i theksuar ndërkombëtar do të intensifikohet edhe më tepër.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail