Biznesmenët turq të interesuar për investime në Maqedoni

Izmit, 16 shtator 2014 (MIA) - Biznesmenët turq janë të interesuar për investim në turizëm, energjetikë, industrinë metalike dhe kimike në Maqedoni.

Ata dje pas biznes forumit në Izmit patën takime të ndara me delegacionin qeveritar të kryesuar nga kryeministri, Nikolla Gruevski në të cilat në mënyrë më të thuktë u njoftuan me përfitimet të cilat u ofrohen investitorëve të huaj në Maqedoni.

Gatishmëri për investim para delegacionit qeveritar shprehu edhe një grup i mërgimtarëve të Maqedonisë nga rajoni industrial Koxhaeli dhe Stambolli. Në bisedimet për më shumë tema shoqërore dhe politike kanë theksuar se e mbajnë lidhjen me Maqedoninë.

Pas përfundimit të biznes forumit në Koxhaeli, delegacioni qeveritar vazhdon me prezentimin e kushteve për udhëheqjen e biznesit para biznesmenëve turq në qytetin Eskishehir, i cili ka industri të zhvilluar ushqimore, ndërtimore dhe makinerike.

Eksishehir është një prej pesë qendrave të mëdha industriale të Turqisë.

Ditëve në vijim do të mbahen biznes forume në qytetet turke Ankara, Adana dhe Mersin.

Të mërkurën pritet të realizohet takime me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan edhe me kryeministrin turk, Ahmet Davitogllu.

Në përbërjen e delegacionit qeveritar janë edhe ministrat pa resor për tërheqjen e investimeve të huaja, Bill Pavleski dhe Furkan Çako, si dhe zëvendësdrejtori i Agjencisë për Investime të Huaja dhe nxitjen e eksportit, Kliment Shekerovski.

Turqia është në mesin e 10-të partnerëve më të rëndësishëm tregtar të Maqedonisë. Në vitin 2013, Turqia është në pozitën e 9-të, ndërsa investimet e huaja të drejtpërdrejta në dy vitet e fundit janë 44 milionë euro.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail