Grubi e priti ambasadoren e Francës në vend, Oer

Shkup, 16 shtator 2014 (MIA) - Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, sot në zyret e Kuvendit të Maqedonisë e priti ambasadoren e Francës në Shkup, Lorens Oer.

Bashkëbiseduesit, thuhet në kumtesë, diskutuan rreth aktualiteteve politike në vend, rrethanave në kuvend, integrimit EuroAtlantik dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Deputeti Grubi përgëzoi ambasadoren franceze për paraqitjet e saja publike dhe e falënderoi për shprehjen e hapur të përkrahjes franceze për integrimin EuroAtlantik të Maqedonisë.

Grubi përsëriti thirrjen për deputetet e opozitës që të rikthehen në parlament dhe të japin kontributin e tyre konstruktiv në përpilimin e zgjidhjeve më të mira ligjore, si dhe të marrin pjesë në dialogun politik në kuvend në vigjilje të raportit të progresit të komisionit për zgjerim në tetor.

Në lidhje me integrimin e vendit në NATO dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Grubi theksoi nevojën e angazhimit të drejtpërdrejtë të komunitetit ndërkombëtar në lehtësimin e dialogut midis Shkupit dhe Athinës.

Udhëheqësia e re në Bashkimin Evropian, por edhe vendet anëtare, në bashkëpunim të afërt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duhet që të kyçen drejtpërdrejt për të nxitur Maqedoninë dhe Greqinë që të arrijnë zgjidhje të pranueshme për të dy palët.

Bashkëbiseduesit gjithashtu diskutuan për sundimin e ligjit dhe rrethanat në gjyqësor si dhe për lirinë e mediave.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail