DMSH: Gjendja hidrologjike stabile, nuk ka rrezik nga përmbytje të përmasave më të mëdha

Shkup, 16 shtator 2014 (MIA) - Gjendja hidrologjike në Maqedoni është stabile dhe tani për tani nuk ka rrezik për përmbytje, informoi sot drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu.

Reshjet e rrëmbyeshme të shiu që i solli cikloni "Talia" gjatë ditëve të kaluara nuk kanë shkaktuar dëme më të mëdha materiale, përveçse në komunën Çashkë ku me kërkesë të kryetarit të komunës është dërguar mekanizëm dhe së shpejti pritet sanim i dëmeve.

"Lartësia e nivelit të hidroakumulimeve dhe liqeneve është në nivel normal, ndërsa në normale është edhe niveli i lumenjve", theksoi Saliu në konferencë shtypi.

Ai shtoi se DMSH-ja është maksimalisht e përgatitur për përmbytje eventuale të përmasave më të mëdha dhe se po ndërmeren një sërë masasha parandaluese. Apeloi që edhe vetëqeverisjet lokale t'i ndërmarrin aktivitetet e nevojshme parandaluese që janë në kompetencë të tyre.

"Maksimalisht është ngritur gatishmëria mobile e të gjithë të punësuarve në qendrën e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe në njësitë lokale, është bërë kontroll i ekipeve dhe pajisjes për mbrojtje dhe shpëtim, si dhe konftroll të mekanizmit ndërtimor në firmat me të cilat DMSH-ja ma firmosur marrëveshje", theksoi Saliu.

Sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga viti 2030 deri në vitin 2050 pritet që çdo vit nga katastrofat natyrore të vdesin rreth 250 mijë njerëz.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail