Forum biznesi në Eskishehir - Do të ketë investues nga Turqia pasi që do t'i shohin kushtet për të investuar

Eskishehir, 16 shtator 2014 (MIA) - Kushtet e volitshme për të investuar në Maqedoni, për herë të dytë do t'i shfrytëzojë kompania turke "Smirna Pars". Planifikon ta zgjerojë biznesin e vet me blerjen e tokës në Mobila dhe Novaci të Manastirit.

Këtë e kumtoi pronari i ndërmarrjes "Smirna Pars", Ridvan Ureten sot në Eskishehir të Turqisë, në biznes forumin në të cilin delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeminsitri Nikolla Gruevski i prezantoi volitshmëritë që i ofron Republika e Maqedonisë për realizimin e investimeve të huaja.

"Investimi ynë i parë në Maqedoni është në Manastir, tani planifikojmë blerjen e tokës në Mogillë dhe Novaci, e më pas të zgjerohemi edhenë Rosoman. Për atë qëllim kemi ndërmend krijimin e fidaneve të reja me prodhime bujqësore dhe ndërtimin e qendrave blerëse-distribuuese. Ky është investim në bujqësi", deklaroi Ureten.

Duke cekur se janë pritur mirë dhe kanë marrë informata të mira nga institucionet qeveritare, tha se për ta Maqedonia është vend strategjik sepse prej aty shumë më lehtë dhe më shpejtë arrijnë në Evropë dhe mund t'i plasojnë prodhimet e tyre në tregun evropian.

Ai u dërgoi porosi edhe investuesve të tjerë në Turqi, duke sghprehur bindje se pasi që t'i shohin kushtet që i ofron Qeveria, do të ketë shumë investues turq të cilët o të investojnë në Maqedoni.

Kryeminsitri Gruevski, së bashku me ekipin qeveritar, këto ditë po i prezanton mundësitë për investim në pesë qytete të cilët janë qendra ekonomike në Turqi.

"Ne jemi qeveri e cila është në kontakt të vazhdueshëm me biznesin. me odat ekonomike, me kompanitë. Ne për çdo ditë komunikojmë dhe i dëgjojmë kërkesat e tyre. I analizojmë dhe një pjesë të madhe të tyre  i pranojmë dhe zbatojmë. Kështu planifikojmë edhe të vazhdojmë", porositi në fjalimin e tij në biznes forumin kryeminsitri Gruevski.

AI theksoi se reformat të cilat po zbatohen në fushën e ekonomisë japin rezultate dhe ato janë njohur nga shumë institucione me renome, si Banka botërore, FMN-ja, Fiç dhe të tjera. "Në listën e konkurrencës në Davos, për vetëm një vit Maqedonia ka rritje për 10 vende, ndërsa vitin e kaluar, në krahasim me atë para tij, pati rritje për tetë vende. Që do të thotë për dy vite, në listën e konkurrencës në Davos, Maqedonia shënoi rritje për 18 vende. Nuk ka shtet tjetër që ka bërë kërcim të tillë për aq kohë të shkurtë, edhe pse ka akoma shumë për t'u bërë në atë drejtim, ndaj çka ne si qeveri jemi të fokusuar", deklaroi Gruevski.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë ka investime të rëndësishme edhe në arsim. "U ndërmorën disa reforma thelbësore për përmirësimin e procesit të arsimit, mes të cilave është mësimi i gjuhës angleze në arsimin fillor që nga klasa e parë, u bënë investime në drejtikm të përforcimit të TI shkathtësive, sigurimi i kompjuterit për çdo fëmijë, si dhe ulja e çmimit për participim për të studiuar", theksoi Gruevski.

AI theksoi se po investohet edhe në vetë cilësinë e arsimit, për çka po realizohet projekti për përkthimin e 1.000 librave dhe librave shkollor të cilët vijnë nga 10 universittet më lartë të rangguara në botë, nga të cilët tani mësojnë edhe studentët e Maqedonisë. U miratua ligji për nxitjen e investimeve dhe u formua FOndi për inovacione që duhet t'i stimulojë inovacionet, që është motori për secilën ekonomi.

Minsitri pa resor, i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huja, Furkan Çako, në paraqitjen e tij para të pranishmëve, theksoi se marrëshëniet me Turqinë janë kryesisht miqësore, që është bazë e mirë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik. "Kemi mundësi të bisedojmë me përfaqësues të ndryshëm të biznesit dhe afaristë të cilët janë të interesuar për investime jashtë vendit, përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë. Ne jemi vazhdimisht të kapshëm për investuesit e huaj dhe vazhdimisht zbatojmë reforma në atë plan", deklaroi minsitri Çako.

Biznes foumi u organizua në bashkëpunim m Unionin e odave dhe bursave të mallrave të Republikës së Turqisë (TABB) dhe Odës ekonomike të Eskishehirit, dhe në të cilin morën pjesë përfaqësues të kompanive nga fusha e industrisë së lartë teknologjike, industrisë hekurudhore dhe makinerike, si dhe nga industria ushqimore.

Kryetari i Odës ekonomike të Eskishehirit, Savash Ozajdemir, gjatë paraqitjes së tij para të pranishmëve në forum deklaroi se për të paraqet kënaqësi që ka mundësi të jetë nikoqir i një ngjarjeje të këtillë biznesi, që është me rëndësi pë realizimin e kontaktve dhe përforcimin e lidhjeve të ndërsjellta.

Ai theksoi se Oda ekonomike e Eskishehirit posedon potencial që mund të shfrytëzohet.

Ekonomia e Eskishehirit përfshin prodhime për industrinë e aeroplanëve, si dhe industrinë hekurudhore, ushqimore dhe automobilistike, ndaj së cilëa ka fokus të posaçëm, theksoi Ozajdemir. "Në Odë janë të pranishëm 790 anëtarë. Qëllimi ynë është që në vitet në vijim ta rrisim numrin e anëtarëve të Odës në mbi 1.000 kompani të mëdha dhe ritjen për pothuajse tre herë të eksportit ekzistues. Shpresoj se derisa punojmë në realizimin e këtyre caqeve, do të përforcohen lidhjet tona dhe do të rritet bashkëpunimi në ekonomi me Republikën e Maqedonisë", tha kryetari i Odës ekonomike të Eskishehirit, Ozajdemir.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail