Fushatë "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" në kopshtet e fëmijëve

Shkup, 17 shtator 2014 (MIA) - Sivjet fushata "T'i mbrojmë fëmijët në komunikacion" përveç se në shkolla do të realizohet edhe në kopshtet e fëmijëve në Maqedoni, me qëllim që fëmijët që nga mosha më e re të mësohen në rregullat themelore në komunikacion, të mbrohen dhe të evitohen rreziqe.

Në kuadër të kësaj fushate ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov sot e vizitoi KPF "Veseli Cvetovi" Objektin "Kokiçe" - Kisella Vodë, ku fëmijët, përmes punëtorëve të përshtatura për moshën e tyre, kanë mësuar për rregullat themelore në komunikacion.

"Sivjet vazhdojmë me realizimin e këtij programi me kopshtet e fëmijëve në Maqedoni. Së bashku me Këshillin republikan për siguri të qarkullimit në rrugë (KRSQRR), MPB-në dhe MPPS-së përmes punëtorive edukative, ligjëratave të ndryshme, trajnimeve praktike për përdorim të biçikletës, filmave të animuar të aftuar për moshën, fëmijët do t'i mësojnë rregllat dhe dispozitat themelore", deklaroi gjatë vizitës ministri Spasov.

Duam, shtoi ai, që nga mosha më e hershme t'i edukojmë për rregullat dhe dispozitat themelore janë me qëllim që të mbrohen dhe të jenë të sigurtë në komunikacion.

"Fëmijët që nga mosha më e hershme janë pjesëmarrës në komunikacion si këmbësorë dhe çiklistë. Edhe pse në pjesën më të madhe prindërit kryejnë mbikëqyrje të fëmijëve të kësaj moshe, megjithatë ekziston mundësia që ata të ballafaqohen me ndonjë rrezik në qarkullim", theksoi ministri i Punës dhe Politikës Sociale.

Shpjegoi se edhe në Programin për zhvillim të hershëm të fëmijëve janë përfshirë edhe edukime të posaçme për siguri, sjellje në komunikacion dhe parandalim të rreziqeve me të cilat në mënyrë plotësuese, siç theksoi, edukohen fëmijët se si të sillen në ndonjë rrezik të caktuar.

Nikolla Angellovski theksoi se KRSQRR-ja, së bashku me Qeverinë dhe të gjithë institucionet e tjera kompetente si MPPS-ja, MPB-ja dhe Ministria e Shëndetësisë do të vazhdohet me fushata për siguri më të madhe në qarkullim, me qëllim që, siç theksoi, të zvogëlohet numri i viktimave në komunikacion.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail