Deputeti Grubi pret ambasadorin italian në vend, Ernesto Beleli

Shkup, 17 shtator 2014 (MIA) - Deputeti nga radhët e partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi, ka pritur sot në zyrat e Kuvendit të Maqedonisë, ambasadorin e Italisë në Shkup, Ernesto Beleli.

Grubi dhe ambasadori Beleli, siç thuhet në kumtesën për media, shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend, bashkëpunimit bilateral,  marrëdhëniet midis dy komuniteteve shumicë si dhe integrimit në NATO dhe BE.

"Italia, e cila kryeson me Bashkimin Evropian deri në dhjetor, shpreson që vendi ynë t'i bashkohet familjes evropiane në një të ardhme të afërt", ka thënë Beleli. Ai gjithashtu theksoi që Bashkimi Evropian nuk do të jetë i plotë pa anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Deputeti Grubi, gjatë takimit ka theksuar rëndësinë e zgjedhjes së Frederika Mogerinit për përfaqësuese të lartë për politike të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, por edhe të Johanes Han për komisar për zgjerim. "Bashkë me Junkerin, ekipi i ri në Bruksel do të duhet të intensifikojë vëmendjen politike të BE-së ndaj Ballkanit Perëndimor. Përfundimet për rëndësinë e përshpejtimit dhe përforcimit të këtij fokusi evropian në Ballkan mund të nxirren edhe nga zhvillimet e komplikuara në Ukrainë", thuhet në kumtesë.

Bashkimi Demokratik për Integrim, shtohet më tej në kumtesë, është partner i fuqishëm i komunitetit ndërkombëtar në plotësimin e standardeve të kërkuara nga Brukseli, por njëkohësisht shpreson edhe në angazhimin më të madh dhe të drejtpërdrejt të komunitetit ndërkombëtar për arritjen e një kompromisi të pranueshëm për të dyja palët në kontestin për çështjen e emrit.

"Anëtarësimi në NATO do të relaksonte edhe marrëdhëniet ndëretnike si dhe do të ndikonte në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve. Ky proces kërkon konsensus shoqëror, andaj dhe deputetët e opozitës duhet të kthehen në kuvend dhe të japin kontributin e tyre konstruktiv për një raport pozitiv në tetor", thuhet në kumtesë.

Grubi me ambasadorin italian ka folur edhe foli për nevojën e reformimit të sistemit të sundimit të ligjit si dhe nënvizoi shqetësimet me ngarkesat etnike dhe fetare të gjykatësve dhe prokurorëve të caktuar që po rëndojnë marrëdhëniet ndëretnike me vendimet e tyre kontestuese.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail