Çarshia e Shkupit të jetë brendi i Maqedonisë, porosisin afaristët

Shkup, 17 shtator 2014 (MIA) - Çarshia e Vjetër e Shkupit nuk guxon të mbetet sfidë lokale, vend i cili periodikisht do ta zgjojë interesin e qytetarëve dhe turistëve. Nga ajo duhet të bëjmë brend, hallkë rajonale për ofertën botërore, porositën sot biznesmenët - anëtarë të Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Në Çarshi, theksuan, duhet të kthehen bizneset e vjetra famioljare të cilët kanë qenë traditë dhe e kanë bërë të njohur përmes promovimit intensiv të vlerave ekonomike.

"Nuk duhet të jemi të kënaqsur që pas aq viteve stagnim, kthehet jeta në Çarshinë e Shkupit. Përkundrazi, zejtarët sërish të bëhen pjesë e ofertës turistike", theksoi kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë dhe Bullgarisë Zore Temellkovski.

Secili në Çarshi, shtoi, duhet të flasënë gjuhën e tij, ndërsa bashkarisht të kuptohemi përmes kulturës. Çarshisë i duhen rrugë të pikturimit, vend për tradita, por edhe për modën e lartë, rrugica të qebapëve, por edhe të kuzhinës së shumëllojshme orientale.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore Arben Halili, Çarshia, jo vetëm që është çarshia më e madhe në Ballkan, por udhëheq edhe për nga vlerat.

"Për këtë arsye jemi të interesuar që të ringjallet në nivelin adekuat, të mbështeten para se gjithash bizneset familjare të cilat kanë qenë traditë e saj, Por, këtu kontribut duhet të japë edhe shteti, të përmirësohet infrastruktura, të përshpejtohet ndërtimi i Korridorit 8 dhe rruga Shkup-Prishtinë që do të mundësojë zhvillim të biznesit fhe gjithsesi të, numrit më të madh të turistëve", nënvizoi Halili.

Afaristët do të inicojnë ide për lidhje rajonale të të gjithë çarshive nga Ballkani sepse kështu ka qenë me shekuj. Është e qartë, siç potencoi, nevoja për lidhje afariste me produkt ballkanik.

Nga viti i ardhshëm, propozojnë, të bëhet program njëmujor ose dymujor që do të promovohet përmes afisheve në aeroporte ose vendkalimet kufitare për turistët që të njoftohen me aktivitetet, përmbajtjet në Çarshi.

Ata e paralajmëruan edhe manifestimin "Çarshia dhe miqtë" që do të mbahet të shtunën më 20 shtator, në më shumë lokacione në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Performanca kulturore, biznes takime, kontakte joformale, kontakte dhe shoqërime janë pjesë e programit të manifestimit.

Biznesmenët kanë mbështetje të plotë nga Komuna e Çairit sepse, sipas kryetarit të komunës Izet Mexhiti, edhe pse ndoshta Çarshia ka lëvizur, ende mungojnë aktivitete të cilat do ta kthenin shkëlqimin e plotë të saj në çdo kuptim. "Nevojiten ende ide për tërheqje të sa më shumë njerëzve tanë, por edhe turistë nga vendet e huaja", konsideron Mexhiti.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail