Bertel: Nuk jam për ndëprerjen e zgjerimit dhe Luksemburgu nuk e bllokon Maqedoninë

Luksemburg, 18 shtator 2014 (MIA) - Unë nuk jam për atë që të ndërpritet zgjerimi i Bashkimit Evropian, e as, Luksemburgu nuk e bllokon Maqedoninë në integrimet evropiane. Ky është mesazhi i kryeministrit të ri të Luksemburgut, Ksavier Bertel, dhënë në një deklaratë për MIA-n në takimin e mbrëmshëm me gazetarë-korrespondentë nga Brukseli në vendin e Principatës së Madhe.

Duke komentuar për bashkëpunimin e Maqedonisë në lidhje me BE-në dhe ndalimin e tërë procesit të zgjerimit, Bertel, i cili vitin e kaluar pas 19 viteve qeverisje e ndëroi Zhan-Klod Junker në pozitën e kryeministrit në Luksemburg, thotë se është gabim që mesazhi i Bashkimit Evropian është se nuk do të ketë vende të reja-anëtare të BE-së.

"Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian, Junker, tha se nuk duhet pasur më tepër zgjerim, duhet t'u sqarojmë njerëzve përse po e bëjmë një gjë të tillë. Megjithatë, besoj fuqimisht nëse kemi përcaktuar rregulla, atëherë të njëjtat duhet t'i respektojmë dhe është e rëndësishme të thuhet po ose jo. Nuk mund ta pranoj se duhet të kalojnë 30-40 vjet që një vend të bëhet anëtare nëse një gjë e tillë mund të ndodh më shpejtë" - decid kryeministri 41-vjeçar i shtetit i cili në një kokë banori ka kontribut më të madh në Bashkimin Evropian.

Në pyetjen që konkretisht të përgjigjet se çfarë mendon për situatën me eurointegrimet e Maqedonisë pozita e vendit që nëntë vite është kandidat për anëtarësim, ndërsa pesë vite merr rekomandime pozitive nga Eurokomisioni për t'i filluar negociatat inkuadruese, Bertel fillimisht me përgjigje: "Nuk e di nëse e dini, por unë kam studiuar në Greqi", tha njeriu i parë i Luksemburgut, duke aluduar se në lidhje me problemin ndoshta do të merrte anë për shkak të ditëve të tij studentore të kaluara në Selanik. Megjithatë, Bertel shtoi se ai vlerëson se "do të ishte gabim nëse thuhet se nuk do të ketë zgjerim në pesë vitet e ardhshme, ndërsa që është realitet".

"Por, mos më pyesni për pozitën për vendin e vendit tuaj nëse do të jetë ose jo, pasi që ky është vendim për të cilin duhet të sjellim vendim. Por, duhet t'u them se unë nuk jam ai i cili e bllokon zgjerimin, veçanërisht kur rregullat janë identike dhe të njëjtat respektohen", theksoi Bertel në lidhje me Maqedoninë.

Duke komentuar tema të tjera për takimin e tij me gazetarët në Bruksel, Ksavier Bertel me lëvdata për përbërjen e re të Komisionit Evropian të kryesuar nga kundërshtari i ri politik Junker.

Ai tha se shumica e re në Europarlament duhet të jetë proevropiane dhe "disa që dëshirojnë nga zemra e PE-së ta shkatërrojnë Evropën, t'u sqarohet se çfarë është Evropa". Lidhur me referendumin e sotëm në Skoci, kryeministri i njërit prej vendeve-anëtare më të pasura të BE-së theksoi se për të është e vështirë të flasë për çështjet nacionale, siç është referendumi, por theksoi se në rast të prononcimit të skocezëve për  pavarësi, deri atëherë do të hapet debat për situatën e re në vende të ndryshme dhe e njëjta do ta ndryshojë hartën e Evropës.

"Megjithatë unë shpresoj se Britania e Madhe do të mbetet Mbretëri e Bashkuar, dhe se nuk do të zgjidhim mozaikë në të ardhmen", thekson Bertel.

Në lidhje me koalicionin botëror që bëhet kundër Shtetit Islamik të Levantit dhe Irakut (ISIL), kryeministri i Luksemburgut thotë se nuk mund të pranojë që religjioni të shfrytëzohet që të sqarohen aktet terroriste.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail