Ambasadori i ardhshëm amerikan Bejli premtoi se do të punojë në tejkalimin e kontestit me Greqinë

Uashington, 18 shtator 2014 (MIA) - Xhes Bejli, diplomati amerikan i propozuar për të qenë ambasadori i ri në Maqedoni, paralajmëroi se do të punojë për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE, dhe për tejkalimin e kontestit për emrin me Greqinë.

Bejli, i cili të mërkurën dëshmoi para komitetit për punë të jashtme të Senatit amerikan, e theksoi bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Maqedonisë dhe për pikëpamjet e tij ndaj marrëdhënieve ndëretnike dh reformave në Maqedoni.

"Maqedonia ka qenë partner i jashtëzakonshëm në operacionet ndërkombëtare të sigurisë, si një nga vendet me kontributin më të madh të ushtarëve pë kokë banori në misionin në Afganistan. Në mars, Maqedonia votoi në mbështtj të rezolutave të Asamblesë së përgjithshme të Kombeve të Bashkura për integritetin territorial të Ukrainës. Ndërkaq këtë muaj. Kuvendi i Maqedonisë miratoi ligjin për problemin me luftëtarët jashtë vendit. Si mike dhe partner i ynë i përkushtuar, Maqedonia e meriton mbështetjen dhe ndihmën tonë në realizimin e anëtarësimit në NATO dhe në BE", deklaroi Bejli.

Diplomati nënvizoi se kontesti për emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë mbetet si pengesë kryesore në këtë rrugë dhe premtoi se do të punojë për tejkalimin e tij. 

"Nëse emërohem, obligohem se do ta shfrytëzoj përvojën time diplomatike për t'i ndihmuar Maqedonisë, në aktivittet me Greqinë për gjetjen e zgjidhjes së pranueshme të ndërsjelltë. Gjatë samitit të Maqedonisë dhe vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor në Berlin para dy javëve, ata konkluduan se ky kontest 'duhet urgjentisht të zgjidhet, me gatishmëri për kompromis të të gjitha palëve'. Kaluan gjashtë vite prej se në samitin e NATO-s në Bukuresht, Maqedonisë i ishte premtuar anëtarësimi sapo të zgjidhet kontesti me emrin. Zgjidhja për kontestin do të jetë hapi kyç drejt stabilitetit dhe sigurisë së shtuar në Maqedoni, në rajonin e Ballkanit dh në Evropë", deklaroi Bejli para senatorëve.

Kandidati që duhet ta zëvendësojë Poll Uollersin në pozitën e ambasadoit në Maqedoni, tha se si ambasador në Shkup do të punojë edhe në vazhdimin e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit. Sipas Bejlit, protestat, pas kumtimit të aktvendimeve për rastin "Monstra", treguan se ende ekiston boshllëk në raportet ndërmjet dy bashkësive më të mëdha në Maqedoni.

Bejli, i cili deri më tani shërbeu si zëvendës shef i misionit në Turqi, ndërkaq ka shërbyer edhe si shef i misionit amerikan në qytetin kurd të Irakut, Erbil, tha se ambasada ameirkane nën udhëheqjen e tij do të punojë në tejkalimin e ndarjeve etnike dhe përmirësimin e komunikimit ndëretnik dhe mirëkuptimit.

Bejli, në vërejtjet e tij, theksoi edhe se Maqedonia ka strukturë të fuqishme demorkatike, por se ekziston shqetësim për lirinë e shtypit, pavarësinë e gjyqësisë dhe transparencën në financat qeveritare. Bejli deklaroi se mediuemt e lira, gjyqësia e pavarur dhe transparenca në miratimin e vendimeve nga autoritetet do të jenë sfera në të cilat do të punojë në Maqedoni.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail