Samaras dhe Merkel do të bisedojnë edhe për Maqedoninë

Athinë, 19 shtator 2014 (MIA) - Kryeministri grek Andonis Samaras javën e ardhshme në Berlin do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.

Me paralajmërimin e takimit, mediat greke filluan të spekulojnë edhe për temat e mundshme të bisedës mes kryeministrave të Greqisë dhe Gjermanisë, lajmëroi korrenspondenti i MIA-s nga Athina.

Gazeta "Elefterotipia" shkruan se krahas asaj që është paralajmëruar se në drekën e punës do të bisedohet për situatën ekonomike në Greqi, në tryezë do të jenë edhe çështjet e politikës  evropiane dhe të jashtme.

"E dyta (politika e jashtme), duke pasur parasysh presionin të cilin Berlini kohëve të fundit e bën për integrim të Shkupit në NATO dhe në BE paraprakisht pa u zgjidhur çështja e emrit, ngrit pyetje. Athina, gjithsesi, nuk pranon se në takim do të ketë temë të tillë, ndërsa me siguri do të diskutohet edhe për krizën në Ukrainë, shkruan "Elefterotipia".

Takimi i Samarasit me Merkelin vlerësohet si një nga mbledhjet më të rëndësishme gjatë mandatit të kryeministrit grek, dhe është me qëllim që të gjendet qëndrim i përbashkët me kancelaren gjermane rreth çështjes për programin grek  për reforma dhe lehtësime plotësuese të borxhit të Athinës.

Në Berlin takimi është paralajmëruar si "rutinor".



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail