Një delegacion ushtarak nga Vermonti për vizitë në ARM

Shkup, 22 shtator 2014 (MIA) - Delegacioni ushtarak i Gardës nacionale të shtetit federal Vermont (SHBA), i kryesuar nga komandanti, gjeneral-majori Stiven Krej, prej sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare treditëshe në ARM.

Gjatë vizitës, gjenerali Krej do të realizojë takim me minsitrin e Mbrojtjes, Zoran Jolevski dhe nikoqirn e tij, shefin e SHM të ARM-së, gjeneral-nënkolonelin Goranço Koteski, ndërkaq është planifikuar t'i vizitojë Qendrën ushtarake-mjekësore, Shkollën për trajnim të pilotëve dhe Brigadën e aviacionit të ARM-së.

Krahas avancimit të bashkëpunimit të mëtutjeshëm me GN të Vermontit, qëllimi i vizitës në ARM është edhe këmbimi i përvojave nga leksionet e mësuara në misionet e kryesuara nga NATO-ja, BE-ja dhe OKB-ja, si dhe pjesëmarrja e ARM-së në misionin e ri të NATO-s në Afganistan "Mbështetja e vendosur".

GN e Vermontit është partnere e ARM-së me të cilën do të realizohen aktivitetet për bashkëpunim me Armatën e SHBA-së, të koordinuara përmes kontakt programit ushtarak, i cili është pjesë pëtbërëse e bashkëpunimit të përgjithshëm bilateral ndërmjet dy vendeve.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail