Prej nesër shi, erë dhe temperatura të ulëta të mëngjesit

Shkup, 22 shtator 2014 (MIA) - Jostabilitet lokal me reshje përmbytëse, bubullima, erë të përforcuar dhe rënie të temperaturave të mëngjesit, të cilat të mërkurën do të lëvizin prej një deri në tetë gradë, paralajmëron Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Gjatë natës do të ketë reshje të përkohshme të shiut, ndërsa do të fryejë erë e matur deri e përforcuar në vendet më të larta dhe erë e përforcuar e cila në disa momente do të arrijë shpejtësi prej 80 kilometrave në orë.

Nesër paradite do të fryejë erë e përforcuar veriore përgjatë Vardarit, ndërsa do të ketë edhe reshje lokale të herëpashershme të shiut. Temperatura ditore do të jetë në interval prej 14 deri në 23 gradë, ndërsa për shkak të zvogëlimit të vranësirave në orët e pasditës të mërkurën temperaturat e ditës dukshëm do të biejnë dhe do të lëvizin prej një deri në tetë gradë.

Nga DPHM rekomandojnë në rast të paraqitjeve të zbrazjeve elektrike, vëmendje më e madhe dhe të mos qëndrohet në hapësirë të hapur dhe nën pemë.

Temperaturat e mëngjesit të enjten do të lëvizin prej 3 deri në 10, të premten prej 7 deri në 13, të shtunën prej 6 deri në 12 dhe të dielën orej 4 deri në 10 gradë. Temperatura e ditës do të jetë prej 17 deri në 26 gradë Celsius.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail