Oda Ekonomike: Vazhdon rritja në ndërtimtari

Shkup, 22 shtator 2014 (MIA) - Ndërtimtaria viteve të fundit shënon rritje, ndërsa rritet edhe pjesëmarrja e tij në BPV. Sipas Odës Ekonomike të Maqedonisë, sektori është çdoherë e më shumë  i angazhuar  në ndërtimet e ulëta, kompanitë punojnë mirë dhe caktohet hapja e vendeve të reja të punës.

Ashtu siç ishte thënë sot në konferencën për shtyp, ndërtimtaria me vehte tërheq  edhe degë të tjera, ndërsa ajo kontribuon  për zhvillimin e tyre. Barën më të madhe e mbajnë firmat e mëdha dhe të mesme me 20 deri në 2.000 të punësuar.

"Gëzon fakti se ndërtimtaria kohë më të gjatë angazhohet në ndërtimet e ulëta, pothuajse të barabarta në të gjithë shtetin, që ishte përpjekja jonë në rrugën Smokvicë-Demir Kapi si pjesë e Korridorit 10,  në autostradat nga Milladinovci drejt Shtipit dhe nga Kërçova drejt Ohrit. Kjo është përparësi që e kërkuam, rrjedhë e shpejtë e mallrave dhe shërbimeve", theksoi sot në konferencën për shtyp Marija Petroska nga Shoqata e ndërtimtarisë pranë Odës Ekonomike.

Ndërtimi i infrastrukturës rrugore, përmendi do të kontribuojë edhe për zhvillimin e turizmit rural për të cilin në vend ekzistojnë  kushte të jashtëzakonshme.

"Qeveria siguroi mjete dhe veçmë filluan punët më të mëdha investive - rikonstruimi i autostradës Veles-Shkup, zgjerimi i rrugës Veles-Kadrifakovë, ndërtimi i më shumë rrugëve lokale dhe rajonale, objekte në shëndetësi, objekte banesore, objekte industriale dhe sportive. Në periudhën e ardhshme me siguri do të fillojë të ndërtohet edhe hekurudha drejt Bullgarisë dhe Greqisë", potencoi Petroska, duke shtuar se sipas llogarive, vlera e tërësishme e investimeve në këto projekte do të arrijë 860 milion  euro.  Ajo vërteton se ndërtimtaria edhe më tutje do të jetë aktive dhe do të ketë angazhim më të madh.

"Duke i'u përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me ekonominë  e zezë", Petroska tha se nuk mundet lehtë të evidentojë ose vlerësojë.

Duke i'u referuar të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, Petroska informon se numri i kompanive ndërtimore aktive në Maqedoni arrin 4.322 me rreth 45.000 të punësuar.

Kompanitë ndërtimore marrin pjesë me rreth 6,1 sipas numrit të tërësishëm dhe me 6,8 për qind në numrin e përgjithshëm të punëtorëve në vend.



lexo shkretoj
  IDIVIDI Sherbime
Shiko Live TV
TV program
Multibox
Video
Chat
Foto
MaxARENA
WebMail
E-cards
Forum
Games
Tel. Lista
Lajmerime
Fjalor
IDIVIDI Fjalorë 
Powered by MagnumPRO
Download
Horoskopi

Dashi Demi Binjakët Gaforrja Luani Virgjeresha Peshorja Akrepi Shigjetari Bricjapi Ujori Peshqit

webmail